Kronika 24 July 2025, 18:09 Nga VNA

“S’më linte të dilja” Vajza pranon vrasjen e të atit në Fier, e mbyti me tel

Ndaje në Whatsapp
“S’më linte të dilja” Vajza pranon vrasjen e të

 Të tjera detaje tronditëse dalin në dritë lidhur me krimin e rëndë që ndodhi më 23 korrik 2025, në fshatin Frashër të Fierit, ku Emanilda Rama, 26 vjeçe, vrau babanë e saj, Anesti Rama, 56 vjeç, duke e mbytur me një tel në banesë.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, Emanilda ka pranuar autorësinë e krimit gjatë marrjes në pyetje dhe ka zbardhur motivin që e çoi drejt aktit ekstrem. Ajo ka deklaruar se konflikti kishte vite që ziente brenda familjes dhe se përplasjet me të atin lidheshin me lirinë personale, mënyrën e jetesës dhe mungesën e mbështetjes financiare nga ana e tij.

“Nuk më linte të dilja, nuk më lejonte të argëtohesha si shoqet e mia. Debatonim shpesh sepse nuk më jepte para, edhe kur i kërkoja për gjëra të domosdoshme si veshje apo sende personale,” – mësohet të ketë thënë Emanilda në dëshminë e saj.

Sipas Policisë, pas një debati të ashpër verbal në banesë, e reja e ka mbytur të atin me një tel, duke i marrë jetën. Pas ngjarjes, ajo ka tentuar ta inskenojë situatën si një aksident, duke lajmëruar policinë dhe duke bashkëpunuar me nënën e saj, Valbona Rama, 53 vjeçe, për të pastruar trupin e viktimës dhe për të fshehur gjurmët.

Valbona Rama është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe po hetohet për bashkëpunim në fshehjen e krimit.

Hetimi i çështjes është kryer nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në Fier, në kuadër të operacionit të koduar “Inskenimi”. Policia dhe Prokuroria e Fierit kanë dokumentuar me prova autorësinë dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet për të përcaktuar çdo përgjegjësi ligjore të përfshirë.

Por kjo ngjarje nuk ishte e papritur për të afërmit. Ferdinand Rama, vëllai i viktimës, ka deklaruar për mediat se marrëdhëniet mes çiftit Anesti dhe Valbona Rama kanë qenë prej kohësh të tensionuara dhe të mbushura me konflikte.

“Ajo nuk e donte. Thoshte merreni e mbajeni ju. Kishin vite që ziheshin,” – u shpreh ai.

Konfliktet në këtë familje, sipas dëshmisë së të afërmve, nuk janë të panjohura as për policinë lokale, pasi përplasjet dhe tensionet kanë kërkuar ndërhyrje të shpeshta të uniformave blu gjatë viteve të fundit

Video

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

Duke prit doktorin nga Amerika…

Kryeministri Rama ka mbërritur në Vlorë për një takim me qytetarët në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale, por jo të gjithë qytetarët duket se kanë qenë të mirëpritur. Disa persona që ishin mbledhur pranë Pallatit të Kulturës për të protestuar janë shoqëruar nga policia ende pa nisur protesta. Katër prej tyre janë marrë nga efektivët. Ndërsa brenda sallës kryeministri pritet të dëgjojë mendimet e qytetarëve për ndarjen e re territoriale, jashtë saj policia është kujdesur që zërat kundërshtues të mos arrijnë deri te takimi.

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme