Kronika 25 July 2025, 14:45 Nga VNA

Sekuestrohen pasuritë e ish-ambasadorit shqiptar në Katar, Edmond Çaça dhe bashkëshortes së tij

Ndaje në Whatsapp
Sekuestrohen pasuritë e ish-ambasadorit shqiptar në Katar, Edmond

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e ish-ambasadorit të Shqipërisë në Doha të Katarit, Edmond Çaça dhe bashkëshortes së tij.

Nga hetimet ka rezultuar se pasuritë rrjedhin nga burime të paligjshme dhe janë të padeklaruara.

Hetimet nisën në 2019, pas referimit nga Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive (ILDKPI) për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim“, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Pas hetimeve të kryera, rezultoi se shtetasi Edmond Çaça ka kryer veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive dhe interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, pasi në periudhën e viteve 2014–2017 ka qenë subjekt deklarimi në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në Ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, dhe ka kryer fshehje dhe deklarim të rremë të pasurive dhe interesave private.

Për sa më sipër, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është regjistruar kryesisht procedimi pasuror nr. 07/R, i vitit 2025, në ngarkim të këtij shtetasi dhe personit të lidhur (B.C.), bazuar në Ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar.

Pas hetimit pasuror të kryer dhe bazuar në analizën financiare të realizuar nga audituesi ligjor, është arritur në konkluzionin se subjekti i hetimit pasuror E.Ç. dhe personi i lidhur nuk justifikojnë me burime të ligjshme të ardhurash disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, në vlerë të konsiderueshme.

Sa më sipër, prokuroria kërkoi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, sekuestrimin e pasurive të paluajtshme/luajtshme si më poshtë:

  1. Pasuri e paluajtshme, “Truall“, Nr. 2/279 në pronësi të E.Ç., e mbyllur, e cila aktualisht vijon në:

    a) Pasurinë nr. 2/285, vol. 68, fq. 71 dhe pasurinë nr. 2/286, vol. 68, fq. 72, Z.K. 8330.

    b) Pasurinë nr. 2/371, vol. 61, fq. 153, Z.K. 8330.

    Pjesa takuese e shtetases B.C. është 10/33 e pasurisë truall, me sipërfaqe 8250 m²;

  2. Pasuri e paluajtshme, apartament, nr. 146/46+1-34, vol. 54, fq. 194, ZK 3292, me sipërfaqe 65.5 m², në pronësi të shtetasit E.Ç.;
  3. Pasuri e paluajtshme “Pyll”, Nr. 182/11, vol. 7, fq. 20, ZK 2380, me sipërfaqe 500 m², në pronësi të shtetasit E.Ç.;
  4. Pasuri e paluajtshme “Pyll”, Nr. 182/20, vol. 6, fq. 232, ZK 2380, me sipërfaqe 300 m², në pronësi të shtetasit E.Ç.;
  5. Pasuri e paluajtshme “Pyll” me sipërfaqe 10.000 m² dhe e kufizuar në favor të E.Ç. dhe B.C. sipas Kontratës së Shitjes së Pasurisë së Paluajtshme me Rezervë me Kalim Pronësie Nr. 4094 Rep, Nr. 978 Kol datë 09.08.2020, me referencën nr. 3829; dhe
  6. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, nr. 1/51+3-19, e zonës kadastrale 2364, me sipërfaqe 52.63 m²;

II. Sekuestrimin e pasurive të luajtshme si më poshtë vijon:

  1. Llogari ndihmëse interesi në “Credins Bank”, gjendje kreditore 90.093,76 euro, në emër të shtetases B.C.

Kërkesa e Prokurorisë u gjet e drejtë nga Gjykata, e cila vendosi sekuestrimin e pasurive si më sipër, cituar me vendimin nr. 6047 akti, datë 24.07.2025.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme