Kronika 25 July 2025, 11:31 Nga VNA

Burgim i përjetshëm për kopshtarin e “Golden Resort” për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës

Ndaje në Whatsapp
Burgim i përjetshëm për kopshtarin e “Golden Resort”
Gjykata e Apelit të Posaçëm dënon me burgim të përjetshëm Festim Bexhdilin, kopshtarin e “Golden Resort”, i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në vitin 2020 në Kamzë. Për Bexhdilin, SPAK mbajti dy qëndrime: prokurorja e Posaçme Elida Kaçkini kërkoi dënim të përjetshëm, ndërsa Behar Dibra kërkoi dënimin e tij me 20 vite burg. Prokurorja Kaçkini deklaroi se Bexhdili ka kryer veprime aktive dhe është pjesë e grupit kriminal. Për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës po gjykohen edhe Dritan Rexhepi, Gentian Doçi Funiqi, Geraldo Martini, Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Korado Genjeshta. Po ashtu, në një proces të ndarë po gjykohet edhe Altin Hajri, pronari i “Golden Resort”. Jan Prenga u rrëmbye dhe u zhduk pa gjurmë pasi vëllai i tij grabiti 26 kg kokainë në një port në Britaninë e Madhe. Vëllai i pengut ktheu një sasi të madhe droge, por trupi i Janit nuk iu kthye familjes. Si urdhërues të rrëmbimit akuzohen Gentian Doçi Funiqi dhe Dritan Rexhepi. Njoftimi

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët EngertPëllumbi (kryesues), Igerta Hysi (anëtare) dhe DhimitërLara (anëtar),  më datë 25.07.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 63/5 akti, datë 08.11.2024regjistrimi, kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 16, datë 20.03.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me të pandehurin F.B. - disponuar mbi ankimet e paraqitura ndaj vendimit nr. 53, datë 29.09.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

- Lënien në fuqi të vendimit nr. 53, datë 29.09.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

- Shpenzimet gjyqësore edhe të gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht.

- U shpall në Tiranë, sot datë 25.07.2025.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme