Kronika 25 July 2025, 08:02 Nga VNA

Aksident tragjik në Dhërmi-Palasë, humb jetën 9-vjeçari

Ndaje në Whatsapp
Aksident tragjik në Dhërmi-Palasë, humb jetën

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Dhërmi-Palasë, ku një 9-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së një mjeti me barrierat mbrojtëse të rrugës.

Mësohet se automjeti tip “Benz”, i drejtuar nga 27-vjeçari Martin Konici, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat anësore, duke rezultuar fatal për jetën e pasagjerit të mitur, Enea Prenga, 9 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur lehtë drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer tjetër, 20 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve nga policia, pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme