Kronika 25 Korrik 2025, 16:47 Nga VNA

SPAK çon për gjykim grupin që trafikonte armë drejt Britanisë

Ndaje në Whatsapp
SPAK çon për gjykim grupin që trafikonte armë drejt

SPAK dërgoi për gjykim shtatë persona të një grupi të strukturuar kriminal, të akuzuar për trafik armësh drejt Mbretërisë së Bashkuar. Në prill 2023, në një furgon u gjetën të fshehura 8 pistoleta dhe municione që do të dërgoheshin në Britani. Hetimet zbuluan dy nëngrupe të organizuara në Shqipëri dhe Britani, me armë që fshiheshin brenda mobilieve për t’u transportuar. Gjatë kontrolleve u sekuestruan gjithsej 31 armë zjarri, municione, para dhe pajisje të tjera ushtarake.

 

Njoftimi

SPAK dërgon për gjykimin  grupin e strukturuar kriminal për trafik armësh drejt Mbretërisë së Bashkuar

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal Nr. 60/1 të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve:

 

1. Adulla Hoxhaj, i akuzuar për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

i. “Trafikim i armëve dhe i municionit”, e mbetur në tentativë, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin, 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”

ii. “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal

iii.Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në banesë dhe në sasi të mëdha, të parashikuar nga neni 278/7 në lidhje me paragrafin 4 të kësaj dispozite të Kodit Penal, të cilat i janë sekuestruar në banesë gjatë momentit të ekzekutimit të masës së sigurimit personal më datë 1.8.2024

iv.Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta”, e parashikuar nga neni 279/1 të Kodit Penal, të cilat i janë sekuestruar në banesë gjatë momentit të ekzekutimit të masës së sigurimit personal më datë 1.8.2024.

2. Almir Gjidiaj, i akuzuar për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

i. “Trafikim i armëve dhe i municionit”, mbetur në tentativë kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me menin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

ii. “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

 

3. Admir Tutaj, i akuzuar për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

i. “Trafikim i armëve dhe i municionit”, mbetur në tentativë kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me menin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”

ii. “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

4. Alban Gjidiaj, i akuzuar për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

i. “Trafikim i armëve dhe i municionit”, mbetur në tentativë kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me menin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”

ii. “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

5. Rifat Avdiaj, i akuzuar për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

i. “Trafikim i armëve dhe i municionit”, mbetur në tentativë kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me menin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”

ii. “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

6. Bojken Turtulli, i akuzuar për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

i. “Trafikim i armëve dhe i municionit”, mbetur në tentativë kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me menin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”

ii. “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

 

Për kryerjen e veprimeve hetimore është bashkëpunuar ngushtësisht me autoritetet e drejtësisë britanike, Policinë e Shtetit dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH).

 

Nga aktet e administruara për këtë procedimi penal, ka rezultuar se më datë 10.4.2023, gjatë procesit të skanimit të një mjeti tip furgon me targa britanike, KS 15 MZN janë konstatuar anomali dhe është vendosur të bëhet kontrolli fizik i tij, pranë pikës së kontrollit.

Prej këtij kontrolli rezultoi se, në brendësi të një tavoline druri që ndodhej në këtë furgon u gjet e fshehur një sasi prej 8 armësh zjarri të llojit pistoleta, 4 krehëra pistoletë dhe 201 copë fishekë të kalibrit 9 mm.

 

Duke iu referuar zbulimit të sasisë së armëve dhe municionit luftarak të sekuestruar, me destinacion përfundimtar, Mbretërinë e Bashkuar, si dhe mënyrës se si organizatorët kanë siguruar dhe fshirë numrat e serisë në 6 prej armëve të zjarrit, është vlerësuar se ato nuk do të përdoreshin për vetëmbrojtje.

 

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera për këtë procedim penal, është identifikuar fillimisht vetëm njëri prej personave të implikuar në kryerjen e kësaj vepre penale dhe më datë 15.6.2023, është bërë identifikimi i shtetasit, Franko Gjalpi. Në përfundim të hetimeve, dosja në ngarkim të tij është dërguar për gjykim dhe me vendimin Nr. 67, date 6.11.2024, ky i pandehur është deklaruar fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendim i cili është lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 8, datë 11.3.2025.

 

Organizatorët kishin gjetur një ambient të përshtatshëm dhe specialistë të fushës së mobilierisë në periferi të Tiranës, të cilët do të mundësonin fshehjen e armëve në brendësi të produkteve të drurit (për të mos u kapur nga kontrolli i strukturave të policisë dhe doganës). Ata kishin siguruar personat që do të bënin zhvendosjen e “porosive” tek kompania e transportit në Tiranë, përdorimin e gjeneraliteteve të rreme si nga dorëzuesit e porosive tek kompania e transportit, ashtu edhe nga pritësit e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Po ashtu, vënia në dispozicion e mjetit të transportit dhe të komunikimit, si dhe shpërblimet respektive për çdo transport që kryej, kemi vlerësuar se numri i personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale është më i lartë se dy, duke konkluduar se ndodhemi para kryerjes së veprës penale objekt hetimi, jo në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë, por në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

 

Nga tërësia e hetimeve të kryera është bërë e mundur të identifikohen bashkëpunëtorët e tjerë të të pandehurit Franko Gjalpi, të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale,  më konkretisht i të pandehurve: Adulla Hoxhaj, Rifat Avdiaj, Admir Tutaj, Almir Gjidiaj, Alban Gjidiaj dhe Bojken Turtulli, të cilët kanë pasur role të përcaktuara qartë në organizimin, drejtimin dhe financimin e këtij grupi të strukturuar kriminal, me qëllim trafikimin e sigurt të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak në Mbretërinë e Bashkuar.

Hetimet e kryera, kanë evidentuar një grup të strukturuar kriminal, i ndarë në dy nëngrupe që vepronin përkatësisht në Shqipëri dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe është arritur identifikimi i anëtarëve dhe përgjegjësisë së tyre si mëposhtë.

 

A. Grupi kriminal në Shqipëri

Drejtues: Adulla Hoxhaj

Pjesëmarrës: Rifat Hoxhaj, Bojken Turtulli, Franko Gjalpi

 

B. Grupi kriminal në Mbretërinë e Bashkuar 

Drejtues: Almir Gjidiaj.

Pjesëmarrës: Admir Tutaj dhe Alban Gjidiaj

 

Nga analizimi i të gjitha fakteve dhe rrethanave ka rezultuar e provuar se i pandehuri, Adulla Hoxhaj është drejtues i nëngrupit, i cili  ka vepruar në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ai ka koordinuar veprimet me anëtarët e tjerë të grupit në Shqipëri dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa, të pandehurit: Bojken Turtulli dhe Rifat Avdija, si dhe bashkëipandehuri Franko Gjalpi, kanë luajtur rolin e ndihmësit në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal.

 

Gjithashtu, ka rezultuar e provuar se i pandehuri tjetër Almir Gjidiaj, është drejtues i nëngrupit, i cili  ka vepruar në Mbretërinë e Bashkuar. Ai ka koordinuar veprimet e anëtarëve të tjerë të grupit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shqipëri. I pandehuri Admir Tutaj, është njëri prej pritësve të porosive në Mbretërinë e Bashkuar si edhe person i besuar i të pandehurit tjetër Alban Gjidiaj, të cilët kanë patur rolin e ndihmësve në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

 

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në Shqipëri, më datat 10.4.2023 në P.K.K Port Durrës, dhe 16.06.2023 në Tiranë, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

 

  • 6 (gjashtë) armë zjarri të llojit pistoletë, marka “GLOCK”, me numra të fshirë me mbishkrim “Glock Austria 9 x 19”.
  • 1 (një) armë zjarri të llojit pistoletë, marka “HERSTAL”, me numër 1534 P.
  • 1 (një) armë zjarri të llojit pistoletë, marka “BROWNING”, me numër 2205.
  • 4 (katër) krehra pistolete ngjyrë e zezë
  • 201 (dyqind e një) copë fishekë kalibër 9 mm.
  • 1 650 (njëmijë e gjashtë qind e pesëdhjetë) euro
  • 31 700 (tridhjetë e një mijë e shtatëqind) lekë
  • 8 (tetë) aparate telefonash celularë etj.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në Shqipëri, më datë 1.8.2024, kryesisht në banesën e të pandehurit Adulla Hoxhaj, si dhe në banesat e të pandehurve të tjerë, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

  • 24 armë zjarri pistoletë
  • 1 automatik kallashnikov
  • pjesë të ndryshme të armëve të zjarrit (gjilpëra, susta, shul, qyt etj.,)
  • 49 krehra (karikator) të llojeve të ndryshme,
  • 2 thika
  • 409 fishekë të kalibrit të ndryshëm,
  • 1 palë pranga
  • 10 pajisje speciale optike dhe lazeri
  • 4 automjete
  • 1 motor
  • 1 palë veshje ushtarake
  • 1 helmetë e forcave speciale
  • 4 aparate celularë
  • 2 laptop
  • 1 njësi qendrore
  • 290 euro
  • 13,000 lekë
  • kartë Sim Vala (kosovare).

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon autoritetet e drejtësisë britanike, Atasheun e Sigurisë së Brendshme të Ambasadës Britanike në Shqipëri si dhe agjencitë ligjzbatuese shqiptare, të cilët na kanë mbështetur dhe ndihmuar.

Video

E keni parasysh Autoritetin e Konkurrencës? Po, atë institucion që hesht kur një spital privat mban monopol në shëndetësi, apo kur dy kompanitë e vetme celulare formojnë duopol dhe luajnë me çmimet në kurriz të qytetarëve. Drejtuesi i tij, Denar Biba, dje në një komision parlamentar ka kërkuar që Autoriteti të ketë të drejtën të përgjojë telefonatat — si “mënyrën e vetme” për të zbardhur të vërtetat e monopoleve dhe bizneseve.

Një avion pasagjerësh i kompanisë Blue Islands u detyrua të bëjë një ulurje emergjente në aeroportin e Birminghamit pas një defekti teknik. Avioni ATR 72 (G-ISLO) u ul me sukses, pavarësisht erërave të forta deri në 30 mph. Ekipet e emergjencës u vunë në gatishmëri dhe shoqëruan avionin pasi ai devijoi pak nga qendra e pistës. Sipas kompanisë, piloti ndoqi procedurat standarde të sigurisë, ndërsa aeroplani po kontrollohet nga inxhinierët. Pamjet e uljes kanë marrë gati 30 mijë shikime në YouTube, me pilotët që u vlerësuan për profesionalizmin e tyre.

Mbreti Karl III u bë monarku i parë britanik që lutet me një papë në Vatikan pas 500 vitesh. Në një ceremoni solemne, mbreti iu bashkua Papa Leonit XIV, në lutjet që u lexuan në gjuhën angleze. Ai ishte shoqëruar nga Mbretëresha Kamila, e cila mbante një vello të zezë, në përputhje edhe me rregullat e kishës katolike. Momenti historik në Kapelën Sistine ishte hera e parë që një monark dhe Papa bashkohen në një ngjarje të tille që nga vitit 1534, kur Mbreti Henry VIII e shpalli veten kreun e Kishës së Anglisë dhe u shkëput nga autoriteti papnor i Kishës Katolike të Romës. Ky ishte takimi i parë i monarkut 76-vjeçar, kreu i kishës anglikane, me Papa Leonin, që kur ati i shenjtë mori detyrën në muajin maj pas vdekjes së Papa Françeskut. Mirëpo ngjarja historike, u zbeh disi nga skandalet që kanë prekur familjen mbretërore javët e fundit, që lidhen me vëllain e Karl, Princin Andrew.

Një aksident ajror ka ndodhur në aeroportin Paramillo në Táchira, Venezuelë. Një aeroplan me dy motorrë tip Piper Cheyenne, u rrëzua disa sekonda pas ngritjes, pranë Parkut Kombëtar San Cristóbal, dhe shpërtheu në flakë pas përplasjes. Në ngjarje humbën jetën dy persona, piloti me përvojë Toni Bortone dhe pasagjeri Juan Maldonado, ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme