Kronika 26 July 2025, 10:28 Nga VNA

Krim në emër të dashurisë së ndaluar? Në pranga i dashuri i fshehtë i Emalindës, bashkëpunëtor në vrasjen e Anesti Ramës

Ndaje në Whatsapp
Krim në emër të dashurisë së ndaluar? Në pranga i

Një tjetër arrestim është kryer në lidhje me vrasjen tronditëse të 56-vjeçarit Anesti Rama, në fshatin Frashër të Fierit. Policia ka ndaluar Çlirim Doganin, 55 vjeç, banues në Arapaj të Roskovecit, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me vajzën e viktimës, Emalinda Rama, në kryerjen e krimit makabër që ka tronditur opinionin publik.

Sipas burimeve hetimore, Çlirim Dogani, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, ka qenë në një marrëdhënie intime me Emalindën, 26-vjeçaren e arrestuar më herët si autore kryesore e vrasjes së babait të saj. Kjo lidhje e fshehtë pritet të jetë çelësi për zbardhjen e plotë të motivit të krimit, që ka në thelb jo vetëm përplasjet familjare, por edhe refuzimin e Anesti Ramës për të pranuar zgjedhjet sentimentale të së bijës.

Njohja me Çlirimin dyshohet të ketë ndodhur në zonën e fshatrave Suk 1, Suk 2 dhe Arapaj të Roskovecit, ku Emanilda kishte qëndruar për disa kohë në shtëpinë e motrës së saj, e cila jeton prej vitesh në Itali, por është e martuar në Suk. Gjatë qëndrimeve të herëpashershme te kunati, Emalinda ka punuar në serat e fermerëve të zonës, dhe aty besohet se është njohur me Çlirimin, lidhje që më pas është kthyer në raport dashurie.

Emalinda ka qenë e fejuar tre herë më parë, por është ndarë nga secili prej partnerëve për shkak të kundërshtimit të fortë të babait të saj, i cili, sipas dëshmive, nuk pranonte asnjë lidhje që ajo krijonte. Ky konflikt i zgjatur duket se ka kulmuar me raportin e saj me Çlirimin, një burrë i martuar, të cilin Anesti e shihte si pengesë serioze dhe turp për familjen.

Vrasja, sipas Policisë, është kryer në mënyrë makabre, nëpërmjet strangulimit me tel, ndërsa janë përdorur edhe sende të forta dhe mjete prerëse. Fillimisht, ngjarja u tentua të paraqitej si aksidentale nga vetë Emalinda dhe nëna e saj, të dyja tashmë në pranga.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme