Kronika 26 July 2025, 10:07 Nga VNA

Vrasja makabre e 56-vjeçarit Anesti Rama, arrestohet një i dyshuar si bashkëpunëtor me vajzën e tij në krim

Ndaje në Whatsapp
Vrasja makabre e 56-vjeçarit Anesti Rama, arrestohet një i dyshuar

Policia e Fierit arreston një të dyshuar si bashkëpunëtor të Emalinda Ramës, e cila vrau babain e saj, Anesti Rama, në banesën e tyre në Frashër të Fierit. Çlirim Dogani dyshohet se ka bashkëpunuar me 26-vjeçaren për të kryer krimin makabër. Anesti Rama u vra përmes strangulimit me tel dhe ngjarja u tentua të fshihej nga Emalinda dhe nëna e saj, si aksidentale.

Pas arrestimit të vajzës dhe nënës së saj, policia ka mundur të identifikojë dhe 55-vjeçarin si bashkëpunëtor në krim.

Fier

Punë e pandërprerë hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau për motive të dobëta babanë e saj.

Vihet në pranga bashkëpunëtori i 26-vjeçares.

Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit Ç. D., 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec.

Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme