Kronika 25 July 2025, 20:29 Nga VNA

Trafiku i kokainës, SPAK akuzë të re Plarent Dervishajt e Krymit. Pranga 4 anëtarëve të tjerë të grupit

Ndaje në Whatsapp
Trafiku i kokainës, SPAK akuzë të re Plarent Dervishajt e Krymit.

SPAK i komunikoi akuzë të re në paraburgim Plarent Dervishajt dhe Erion Alibejt, i njohur si i penduar i drejtësisë, nën dyshimet për trafik droge. Në kuadër të aksionit që u ndërmor të premten, u arrestuan dy vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhaosmani, Ermir Ndreaj dhe Ilir Lloshi. Ndërsa një person i shtatë u shpall në kërkim pasi ndodhet jashtë vendit.

Gjatë aksionit u sekuestruan ora dhe bizhuteri të tjera të shtrenjta, si dhe makina luksoze. SPAK goditi grupin kriminal pas zbërthimit të qindra bisedave në aplikacionin e koduar Sky ECC, si dhe rrëfimeve të Alibejt. Erion Alibej u përball në një seancë të tensionuar në Gjykatën e Posaçme me Dervishajn, i cili po gjykohet për atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj, me një të vrarë dhe dy të plagosur.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme