Kronika 25 July 2025, 19:30 Nga VNA

Zjarri në Delvinë jashtë kontrollit, pësojnë djegie shefi i Komisariatit dhe një punonjës

Ndaje në Whatsapp
Zjarri në Delvinë jashtë kontrollit, pësojnë djegie

Një situatë dramatike po zhvillohet në fshatrat e Delvinës, ku një zjarr i përmasave apokaliptike ka shpërthyer që prej ditës së djeshme dhe po vazhdon të përhapet me shpejtësi, i ushqyer nga era dhe temperaturat ekstreme.

Sipas autoriteteve vendore, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë pyjore përreth qytetit dhe tashmë po afrohen rrezikshëm drejt zonave të banuara. Disa banorë janë evakuuar në kushte ndërsa shumë të tjerë refuzojnë të largohen nga shtëpitë e tyre, duke vënë në rrezik jetën.

Shefi i Komisariatit të Delvinës, komisar Agim Troci, është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ka pësuar djegie në bark, krah dhe këmbë gjatë përpjekjeve për të ndihmuar në shuarjen e një zjarri në zonën e Senicës.

Fillimisht, ai mori ndihmën e parë në spitalin e Sarandës, por për shkak të gjendjes së dëmtimeve, u vendos transportimi i menjëhershëm në Tiranë për trajtim të specializuar.

Komisar Agim Troci ishte pjesë e ekipit të punonjësve të zjarrëfikëseve dhe policisë, që morën pjesë për shuarjen e zjarrit që duket se ka dalë jashtë kontrollit.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme