Politika 12 December 2024, 21:52 Nga VNA

“Ne këtu, prapa xhamit, me shënime dore”, Ilir Beqaj ankohet për kushtet e sallës së gjyqit: Dua kompjuter para

Ndaje në Whatsapp
“Ne këtu, prapa xhamit, me shënime dore”, Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i akuzuar për shpërdorim detyre në dosjen e "Sterilizimit", duket se nuk po përshtatet me burgun dhe gjyqet dhe kjo jo për akuzat ndaj tij por për kushtet logjistike. Gjatë seancës së sotme, që zgjati rreth 8 orë, Beqaj e shfrytëzoi mundësinë për të kritikuar kushtet e gjykimit dhe logjistikën e sallës, duke bërë një krahasim me gjyqin e Hashim Thaçit.

“Hashim Thaçi në Hagë kishte kompjuter para, me tavolinë dhe afër me avokatin. Ne këtu, prapa xhamit, me shënime dore dhe pa mundësi për të pasur avokatin pranë," tha ai.

Pra Beqaj, i arrestuar për dosjen e fondeve të SASPAC, kërkon që ky proces të zhvillohet nën kushte më të mira. Ndoshta Beqaj ka të drejtë me kërkesat e tij që në Shqipëri institucionet publike të plotësojnë nevojat e qytetarëve, si në gjykata ashtu edhe zyrat e shtetit apo dhe në spitalet publike. Por fatkeqësisht ish-ministri i Shëndetësisë harron se kur në krye të institucioneve emërohen njerëz që më shumë punojnë për të vjedhur fondet e publike sesa të punojnë, nuk mbeten lekë për të rregulluar kushtet sallat publike.

Ish-ministri Beqaj është arrestuar për dosjen e fondeve të SASPAC me urdhër të SPAK-ut në muajin korrik, ndërsa GJKKO miratoi masën e sigurisë “arrest në burg”.

Për Sterilizimin ndodhen nën akuzë nga Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë, i cili ndodhet në paraburgim për shkak të dosjes “Saspac”, ndërsa kishte masën “detyrim paraqitje” dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit për koncensionin, deri te Klodian Rrjepaj, ish-zv.ministër i Shëndetësisë dhe Ilir Rrapaj, biznesmeni që ka marrë koncensionin.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme