Politika 12 Dhjetor 2024, 21:25 Nga VNA

Gazment Bardhi thyen heshtjen e opozitës për krizën në Gjykatën Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp
Gazment Bardhi thyen heshtjen e opozitës për krizën në

Gazment Bardhi ka dalë sot nga radha e heshtjes së deputetëve të opozitës duke mbajtur një qëndrim të qartë për krizën në Gjykatën Kushtetuese. Në seancën e sotme të parlamentit, ai shprehu shqetësimin për përplasjen mbi përfundimin e mandatit të Holta Zaçajt dhe konfliktin që kjo ka sjellë me Gjykatën e Lartë.

“Ne duhet të kemi një seancë urgjente dëgjimore të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese dhe atij të Gjykatës së Lartë. Kjo mund ta fusë Shqipërinë në një rrugë ku të kemi disa anëtarë të Kushtetueses, disa që mbajnë zyrën me dhunë, disa të tjerë që zgjidhen nga organet e emërtesës duke sjellë pasoja për shtetin,” – tha zoti Bardhi, duke shënuar qëndrimin e parë zyrtar për këtë çështje.

Në fakt, kriza që po ndodh në Gjykatën Kushtetuese për mandatin e Holta Zaçajt e ka zanafillën te zgjatja e paligjshme e mandatit të anëtares së dorëhequr Elsa Toska. Në bashkëpunim me Elisa Spiropalin, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese vendosi të zgjaste mandatin e kandidatit pasardhës nga viti 2025 në 2028, duke e përdorur këtë si precedent për mandatin e saj dhe me gjasë edhe atë të Sonila Bejtes, që mbaron gjithashtu në vitin 2025.

Edhe pse i vonuar, reagimi i kryetarit të grupit parlamentar të PD-së duket i duhur në një kohë kur ende trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese nuk ka marrë vendim për përfundimin e mandatit të Holta Zaçajt. Ajo që mbetet për t’u parë është nëse ky është një qëndrim personal i zotit Bardhi apo një qëndrim i PD-së, e cila deri më sot ka heshtur përballë kësaj krize kushtetuese. Me gjasë, arsyet e heshtjes, më shumë sesa mosdija, lidhen me interesa të vogla që përfshijnë një anëtare të Gjykatës me lidhje të afërta me Sali Berishën dhe shpuren e tij mediatike.

Video

Një ngjarje tronditëse në Bregun Perëndimor, pasi 14-vjeçari Aws al-Naasan u qëllua për vdekje pranë shkollës së tij, ndërsa më pas u vra edhe një 36-vjeçar në të njëjtën zonë. Pamjet tregojnë nxënës dhe mësues të tmerruar që kërkojnë strehim mes të shtënave. Ngjarja është pjesë e një vale në rritje dhune, ku gjithnjë e më shpesh në shënjestër janë edhe shkollat dhe fëmijët. Mësimi është pezulluar, ndërsa familjet përballen me frikën për sigurinë e fëmijëve të tyre. Në një realitet ku edhe shkollat nuk janë më të sigurta, frika po zëvendëson arsimin. Video marrë nga The Guardian

Salianji qenka kthyer në bashkëpunëtor.

Por mbi të gjitha është i detyruar të mbrojë interesat e familjes.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme