Politika 12 December 2024, 20:06 Nga VNA

Agron Shehaj përplaset me Belinda Ballukun në interpelancën për rrugën Thumanë-Kashar

Ndaje në Whatsapp
Agron Shehaj përplaset me Belinda Ballukun në interpelancën

Agron Shehaj është përplasur sot me Belinda Ballukun për çështjen e interpelancës lidhur me rrugën Thumanë-Kashar. Edhe pse kalendari i Kuvendit kishte caktuar një datë të mëhershme për këtë çështje, Shehaj kishte munguar. Ai ia ka përsëritur kërkesën për interpelancë Elisa Spiropalit, e cila e ka mirëpritur si zotin Shehaj, ashtu edhe kërkesën e tij.

Përplasja mes Shehajt dhe Ballukut ka shkaktuar reagimin e ministres, e cila i ka kujtuar Shehajt se herën e caktuar për interpelancë ai nuk ishte i pranishëm në sallën e Kuvendit, duke sugjeruar se kjo mund të ketë ndodhur nga “frika” ndaj grupit të Rithemelimit.

Në fakt, pavarësisht protestave të gjata të banorëve të zonës, PD nuk mbajti asnjë qëndrim publik për këtë çështje, për shkak të lidhjeve të kryetarit të saj me biznesmenin Bashkim Ulaj, kompania e të cilit, Gener 2, ka ndërtuar rrugën nëpërmjet një koncesioni.

Mesa duket, Agron Shehaj tashmë është i gatshëm të përballet me Sali Berishën dhe grupin e tij, edhe nëse përmend publikisht emrin e ndërtuesit. Nga ana tjetër, Elisa Spiropali duket se ka mirëpritur këtë përplasje, duke parë një mundësi për “hakmarrje” ndaj Ballukut, pas kritikave që kjo e fundit kishte bërë në mbledhjen e fundit të kryesisë ndaj Spiropalit, Taulant Ballës dhe Erion Braçes për mënyrën e drejtimit të seancave dhe “flirtet” politike me Gaz Bardhin.

Detaje për Koncesionin e Rrugës Thumanë-Kashar

Pagesa për përdorimin e rrugës Thumanë-Kashar është 270 lekë të reja. Edhe pse pretendohet se është një investim totalisht privat, kompania Gener 2 e Bashkim Ulajt përfiton kompensim nga shteti shqiptar nëse në rrugë nuk kalojnë 28 mijë mjete në ditë, me një vlerë kompensimi që arrin në 8 milionë euro.

Vetëm në tre muajt e parë nga hapja e aksit Thumanë-Kashar kanë kaluar 2.7 milionë makina. Ndërsa kërkesat e banorëve të zonës për akses pa pagesë u zgjidhën, duke iu garantuar atyre kalim të lirë në rrugë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme