Politika 17 December 2024, 11:17 Nga VNA

Nancy VanHorn: Opozita, thelbësore për demokracinë; SHBA nuk bashkëpunon me individë të përfshirë në korrupsion

Ndaje në Whatsapp
Nancy VanHorn: Opozita, thelbësore për demokracinë; SHBA nuk

Ambasada Amerikane në një deklaratë ka dhënë një mesazh për opozitën, duke e bërë të qartë që me Sali Berishën nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi.

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, ka theksuar rëndësinë e një opozite të shëndetshme si pjesë kritike e një demokracie funksionale. Ajo u shpreh se gjatë muajve të fundit ka zhvilluar takime me përfaqësues të opozitës, duke dëgjuar pikëpamje të ndryshme mbi sfidat që has populli shqiptar, shqetësimet për procesin zgjedhor dhe mënyrat për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin.

VanHorn bëri thirrje për dialog konstruktiv mes të gjitha palëve politike dhe nënvizoi se SHBA-ja mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për të mos bashkëpunuar me individë të përfshirë në korrupsion madhor.

 

Deklarata e Ambasadës Amerikane

?? “Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t'u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.” - E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn

?? “A healthy opposition is a critical part of a vibrant democracy. I appreciate the opportunities I have had over the past few months to meet with various representatives of the opposition to hear different perspectives on the challenges facing the Albanian people, concerns about the upcoming election environment, and how Albania can build a better future. I encourage all parties to engage constructively in a political process that is equal for all. We maintain our longstanding position that we do not engage with individuals designated for involvement in significant corruption.” - Chargé d’Affaires Nancy VanHorn

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme