Politika 16 Dhjetor 2024, 17:26 Nga VNA

Kreu i SPAK, Dumani: Po tronditet pandëshkueshmëria në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Kreu i SPAK, Dumani: Po tronditet pandëshkueshmëria në

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, është shprehur se me Reformën në Drejtësi, pandëshkueshmëria po tronditet në Shqipëri. Komentet Dumani i bëri në ceremoninë e përfundimit të vettingut të prokurorëve e gjykatësve, proces që nga 31 dhjetori do i kalojë në kompetencë kreut të SPAK. Sipas kreut të SPAK, reforma në drejtësi, një proces transformues dhe gjithëpërfshirës që ka zgjatur 7 vite, ka synuar të ndërtojë një sistem drejtësie profesional dhe me integritet, duke rikthyer besimin e qytetarëve tek institucionet e reja. " Pandëshkueshmëria po goditet, ndërsa nga 31 dhjetori, çështjet e papërfunduara nga Komisionerët Publikë do t’i kalojnë SPAK-ut, duke rritur angazhimin në përfaqësimin e tyre. Procesi i vettingut, ndonëse sfidues, mbetet thelbësor për integritetin dhe profesionalizmin në ndjekjen e çështjeve penale", tha Dumani. Fjala Altin Dumani: Është kënaqësi të ndaj disa referimet për disa procese të rëndësishme që i dhanë formë reformës. Për një demokraci më të fortë për të bërë të sigurt rrugën në BE. 7 vite nuk janë pak reforma ishte transformuese duke përshkruaer një proces gjithpërfshirës me të vetmin qëllim për ti sjell vendit sistem drejtësie profesional, me integritet me gjithçka tu kthejë besimin tek institucionet e reja të drejtësisë. 7 vite nuk janë pak për një punë voluminoze. KPK, KPA bën një punë me shembullin e tyre vendosën gur themelin e një ndërtese të re, të përzgjedhurit sot e konsideruan përgjegjësi të jenë pjesë e saj. SPAK është një institucion i pavarur dhe 20 prokurorët në proces skanues. U ngritën muret e drejtësisë së re. Institucionet do luajnë rol në rrëzimin e mendësisë. Pandëshkueshmëria po goditet sot. Një përparësi nga 31 dhjetori është administrimi i Komisionerëve Publikë, të gjitha çështjet e papërfunduara do i kalojnë SPAK. Parashikohet që drejtuesi do ketë një angazhim shumë të madhe në përfaqësimin e këtyre çështjeve të Komisioni Pavarur Ankimimit. Procesi i vettingut përbën një ngarkesë të madhe për prokurorët për plotësimin e dokumentacionit. Kjo sfidë bëhet më e ndjeshme për ndjekjen e çështjeve penale. Për të ruajtur besimin që qytetarët kanë tek ne duhet të koordinojmë përpjekjet për integritet dhe profesionalizëm. Ju falenderoj për punën gjatë këtyre viteve.

Video

Një ngjarje tronditëse në Bregun Perëndimor, pasi 14-vjeçari Aws al-Naasan u qëllua për vdekje pranë shkollës së tij, ndërsa më pas u vra edhe një 36-vjeçar në të njëjtën zonë. Pamjet tregojnë nxënës dhe mësues të tmerruar që kërkojnë strehim mes të shtënave. Ngjarja është pjesë e një vale në rritje dhune, ku gjithnjë e më shpesh në shënjestër janë edhe shkollat dhe fëmijët. Mësimi është pezulluar, ndërsa familjet përballen me frikën për sigurinë e fëmijëve të tyre. Në një realitet ku edhe shkollat nuk janë më të sigurta, frika po zëvendëson arsimin. Video marrë nga The Guardian

Salianji qenka kthyer në bashkëpunëtor.

Por mbi të gjitha është i detyruar të mbrojë interesat e familjes.

Kriteri kryesor është të mos kesh shanse të fitosh.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme