Politika 15 December 2024, 22:01 Nga VNA

Nga 1 janari zyrat e Vettingut dhe kompetencat i merr SPAK dhe Altin Dumani

Ndaje në Whatsapp
Nga 1 janari zyrat e Vettingut dhe kompetencat i merr SPAK dhe Altin Dumani

Këshilli i Ministrave ka vendosur që nga 1 janari 2025, zyrat e rivlerësimit të gjyqtarëve të kalojnë nën administrimin e SPAK dhe Ministrisë së Drejtësisë. Ky ndryshim ka ardhur pas mbarimit të mandatit të komisionerëve publikë, Florian Ballhysa dhe Irena Nino, në fund të vitit 2024. Nga ky moment, kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani, do të marrë përgjegjësinë për të përfaqësuar çështjet e apeluara në Komisionin e Pavarur të Apelit.

Ky hap i fundit i Këshillit të Ministrave është një pjesë e reformave të drejtësisë, ku Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe komisionerët publikë do të shkrihen më 31 dhjetor 2024. Mandati i procesit të vettingut, i cili ka si afat përfundimtar qershorin 2026, ka për qëllim shqyrtimin e të gjithë funksionarëve të lartë në sistemin e drejtësisë.

Gjatë vitit 2024, në shkallën e parë të procesit të vettingut, janë rivlerësuar 805 funksionarë, prej të cilëve 268 nuk janë konfirmuar në detyrë. Aktualisht, janë ende 42 gjyqtarë dhe prokurorë që kanë apeluar vendimet në KPA, ndërkohë që disa nga ata kanë paraqitur ankimime edhe në Gjykatën e Strasburgut. Deri më tani, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka marrë vetëm një vendim për rikthimin në detyrë të prokurores Antoneta Sevdari, duke e cilësuar procesin ndaj saj si disproporcion.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme