Politika 13 December 2024, 23:23 Nga VNA

“Kemi bisedime me Rusinë”, Vuçiç: SHBA-ja dhe Britania do të vendosin sanksione ndaj industrisë serbe të naftës!

Ndaje në Whatsapp
“Kemi bisedime me Rusinë”, Vuçiç: SHBA-ja dhe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të premten se Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione “brenda pak ditësh” ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), për shkak se kompanitë ruse gëzojnë shumicën e aksioneve të saj.

“Sanksione do të vendosin edhe britanikët, por kjo do të thotë të gjithë. Ky është ndoshta një nga lajmet më të vështira”, tha Vuçiç të premten gjatë një paraqitje në televizionin Informer.

Pronarja kryesore e NIS-it është kompania ruse Gazprom Neft që zotëron 50 për qind të aksioneve, pastaj shteti i Serbisë me 29.87 për qind të aksioneve, ndërsa kompania Gazprom ka 6.15 për qind të aksioneve.

Vuçiç tha se këto janë “mbase sanksionet më të rënda” dhe se vendimi i SHBA-së do të hyjë në fuqi më 1 janar 2025.

“Duhet të presim aktin përfundimtar. Kemi bisedime me Rusinë. Të shohim nëse (pronësia) mund të ulet nën 50 për qind, në mënyrë që të blejmë një pjesë”, tha Vuçiç.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme