Politika 13 Dhjetor 2024, 18:28 Nga VNA

PS kërkon shtyrje të re për efektet e ligjit për Investimet Strategjike

Ndaje në Whatsapp
PS kërkon shtyrje të re për efektet e ligjit për Investimet

Me një projektligj të firmosur nga deputetja e Vlorës, Pranvera Resulaj, mazhoranca po përgatitet të shtyjë afatet e ligjit për “Investimet Strategjike” deri në dhjetor 2026.

Efektet e këtij ligji për aplikimet për statusin e “investitorit strategjik’ përfundonin këtë dhjetor, pas shtyrjes së shumëdebatuar që iu bë në mars të këtij viti me propozim të deputetit Eduart Shalsi.

Kjo është e disata herë që PS shtyn efektet e ligjit, ndërsa në relacion nuk argumentohet arsyeja e shtyrjes së re.

Bazuar në këtë ligj kontravers, qeveria e kryeministrit Edi Rama ka ndjekur praktikën e dhënies së pronave publike me vlerën simbolike 1 euro ose në këmbim të çmimeve shumë herë më të ulëta sesa ato të tregut për biznesmenët që kanë përfituar statusin e investitorit strategjik.

Përveç ndryshimit të nenit 10 për afatin e aplikimeve, Resulaj propozon një sërë ndryshimesh të tjera në këtë ligj që lidhen me mënyrën si do të funksionojë Komiteti i Investimeve Strategjike, i cili drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ka në përbërje disa ministra.

Një nga propozimet lidhet me dhënien e atributit këtij komiteti për të vendosur për dhënien në përdorim për investitorët strategjikë të brigjeve të deteve, lumenjve dhe liqeneve për stacione plazhi.

Deri tani kjo ishte një e drejtë eskluzive e Këshillit të Ministrave.

Resulaj propozon dhe afate që lidhen me përfitimet që do të vijnë nga përdorimi i këtyre pronave publike që nisin sipas propozimit pas lidhjes së kontratave me autoritetin publik dhe pas ndërtimit të strukturës akomoduese.

Sipas parashikimeve të projektligjit, efektet e ndryshimeve të reja nëse miratohen do të shtrihen edhe mbi investimet strategjike në proces.

Nismëtarja Resulaj i tha BIRN-it se nxitja për të propozuar këtë shtyrje të re afati lidhej me ‘interesin e shtuar’ për këto investime dhe ritmin e ngadaltë të shqyrtimit të dosjeve të aplikuesve. “Ka rreth 40 aplikime në proces,” tha Resulaj për BIRN.

Ligji i cili u miratua si një masë e përkohshme ligjore në vitin 2015, ka shkaktuar debate dhe kritika për mënyrën e zbatimit si dhe për rrethin e përfituesve.  Sipas ekspertëve të ekonomisë ka favorizuar një grup oligarkësh si dhe ka cenuar pronën private, duke nxitur konflikte sociale.

Vendimet e miratuara nga Komiteti i Investimeve Strategjike, që drejtohet nga kryeministri Edi Rama, i kanë ofruar ‘investitorëve strategjikë’ qindra hektarë tokë publike përmes kontratave të qirasë 1 euro, infrastrukturës ndihmëse; si furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm dhe përfitime të tjera.

Edhe pse qëllimi i deklaruar ishte thithja e investimeve të huaja deri më tani ky ligj ka ‘shpërblyer’ shumë biznesmenë shqiptarë apo persona të afërt me qeverinë apo Partinë Socialiste në pushtet.

Rasti më flagrant është ai i dhënies së statusit “investitor strategjik’ për biznesmenin Artan Gaçi, bashkëshort i deputetes socialiste Olta Xhaçka dhe miratimin nga qeveria të dhënies në përdorim të brigjeve të detit për kompaninë e tij, duke ngritur shqetësime për një konflikt interesi dhe favorizim të njerëzve në pushtet./BIRN/

 

Video

Emisari amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner kanë mbërritur në Moskë, ku do të takohen me Vladimir Putin. Detajet e agjendës së takimit nuk janë bërë publike deri më tani, por pritet të përfshijnë çështje bilaterale dhe diskutime mbi zhvillimet rajonale.

Para darkës së parashikuar sot në mbrëmje, Ivanka Trump është ndalur në Kryeministri, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Pas takimeve në Vlorë, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Burime bëjnë me dije se sot ajo është e ftuar në një darkë ku do të jetë dhe kryeministri me bashkëshorten.

Elon Musk në Davos: Inteligjenca Artificiale mund të jetë më e zgjuar se e gjithë njerëzimi brenda 5 vitesh Elon Musk tha në Samitin Ekonomik të Davosit se bota po lëviz shumë më shpejt drejt inteligjencës super‑artificiale (AI) sesa shumica e njerëzve e kuptojnë. Ai u shpreh se Inteligjenca Artificiale mund të jetë më e zgjuar se çdo njeri deri në fund të këtij viti ose gjatë vitit të ardhshëm. Sipas Musk, deri në vitin 2030–2031 (rreth pesë vjet nga tani), Inteligjenca Artificiale ka gjasa të jetë më inteligjente se të gjithë njerëzimi së bashku. Musk theksoi se ky zhvillim do të ndryshojë mënyrën se si njerëzit punojnë, lëvizin dhe gjejnë qëllimin e jetës. Ai lidhur me këtë tha se shpejtësia e progresit lidhet me rritjen e fuqisë kompjuterike dhe avancimet në softuerët e IA -së. Ai gjithashtu vijoi duke folur për robotët humanoidë, duke thënë se: Robotët inteligjentë do të jenë kudo – në fabrika, zyra dhe shtëpi. Musk parashikoi se mund të ketë më shumë robotë sesa njerëz në të ardhmen dhe se robotët mund të kryejnë punë komplekse, përfshirë edhe punën në fabrika ose shërbime shtëpiake.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme