Politika 13 December 2024, 22:59 Nga VNA

“Iu drejtova Komisionit të Venecias si organ këshillimor”, Holta Zaçaj: Si gjyqtare dhe kryetare problemi është krijuar se dispozita nuk ka një datë të përcaktuar

Ndaje në Whatsapp
“Iu drejtova Komisionit të Venecias si organ këshillimor”,

Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, në emisionin “Log” në News24 ka folur për zhvillimet e fundit sa i përketë përfundimit të mandatit të saj. Zaçaj ndër të tjera tha se Gjykata e Lartë nuk e ka vënë ende në dijeni dhe se e ka marrë vesh nga media se ka pasur një pritshmëri në publik se mandati i saj përfundon në 10 mars 2025.

Zaçaj pretendon se në rastin e saj, si gjyqtare dhe kryetare, problemi është krijuar se dispozita nuk ka një datë të përcaktuar, por vetëm vitin.

“Në rastin e saj, si gjyqtare dhe kryetare, problemi është krijuar se dispozita nuk ka një datë të përcaktuar, por vetëm vitin. Pra dispozita e thotë: nuk ka rëndësi nuk betohesh, por mandati përfundon në 2025. Gjithashtu edhe vendimi i Gjykatës së Lartë nuk ka një datë”.

Zaçaj tha se Gjykata e Lartë është një nga organet e emërtesës dhe se Zaçaj është anëtare e Kushtetueses e emëruar nga Gjykata e Lartë. Sipas saj, kur janë hapur vakancat nga Gjykata e Lartë ka pasur data të përcaktuara, ajo e fillimit dhe e përfundimit të mandatit.

“Neni 129 i Kushtetutës thotë se gjyqtari kushtetues e nis detyrën kur bën betimin dhe e vazhdon atë për 9 vjet”, tha Zaçaj.

Ajo tha se në asnjë rast mandati i një anëtari të Kushtetueses nuk ka përfunduar në datën që i ka përfunduar anëtarit paraardhës në këtë Gjykatë.

“Pra nëse Vitore Tushes i ka përfunduar mandati në datën 10 mars, kjo nuk ka qenë nnjë datë e mbarsur nga paraardhësi i vet”, tha Zaçaj. Ajo tha se mandati i saj, referuar Kodit të Procedurës Civile, përfundon në datën e fundit të vitit pasardhës, pra në 31 dhjetor 2025.

Zaçaj tha se i është drejtuar Venecias, si një organ këshillimor. Ndërsa sa i përketë thirrjes për mbledhjen e gjyqtarëve për të hequr çdo dyshim se po shpëton karrigen e saj.

“Kam funksionin e Kryetarit dhe të gjyqtarit, që është në pikëpyetje për të përfunduar. Pikërisht për këtë situatë iu drejtova Komisionit të Venecias, pasi vura në dijeni Gjykatën e Lartë, e cila, pa pritur shpalljen e vakancës nga Kushtetuesja, nisi procedurat, si organ i emërtesës. Kjo mbledhje gjyqtarësh, unë nuk kam qenë e pranishme. Gjykata duhet të veprojë lirisht. Një mbledhje që del me votim ne e kemi si detyrim që të shpallim rezultatin. Mbledhjet për përfundimin e mandateve nuk zgjasin më shumë se 30 minuta”, u shpreh kryetarja e GJK.

Zaçaj ndër të tjera tha se rasti i saj u bë debat publik për 8 muaj zgjatje afati, ndërsa për këtë tha se fajin e kanë mediat që nuk e kanë kuptuar qëllimin e saj. Ndërsa e pyetur për rastin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, tha se “vendimet e gjykatave vetëm zbatohen dhe nuk vihen në pikpyetje”.

 

 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme