Politika 15 December 2024, 19:13 Nga VNA

Meloni flet për qendrat e emigrantëve në Shqipëri: Do të funksionojnë edhe nëse më duhet të kaloj çdo natë atje deri në fund të qeverisjes

Ndaje në Whatsapp
Meloni flet për qendrat e emigrantëve në Shqipëri: Do

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka folur sërish për qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës të cilat u ngritën për të pritur emigrantë, në kuadër të marrëveshjes mes qeverisë së Italisë dhe Shqipërisë.

Meloni tha se qendrat e emigrantëve do të funksionojnë.

Qendrat e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë, edhe nëse më duhet të kaloj çdo natë atje deri në fund të qeverisjes. Sepse dua të luftoj mafian dhe i kërkoj të gjithë shtetit italian, njerëzve të respektuar, të më ndihmojnë të luftoj mafian”, tha ajo.

Më tej iu drejtua sistemit të drejtësisë, duke thënë: “Jam e sigurt se objektivi i shumicës së magjistratëve është të luftojnë çdo mafie, qoftë edhe atë të detit. Por nëse nuk jemi efektivë, të vetmit që përfitojnë janë kriminelët”.

Kujtojmë se qendrat momentalisht nuk kanë asnjë emigrant, pasi dy grupet që u sollën në Shqipëri, me vendim të një gjykate në Romë, u kthyen në Itali.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme