Politika 14 December 2024, 20:54 Nga VNA

Berisha premton sërish pas 33 vitesh kompensim të ish të përndjekurve

Ndaje në Whatsapp
Berisha premton sërish pas 33 vitesh kompensim të ish të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha,  zhvilloi një takim me pensionistët në Elbasan, ku kritikoi ashpër qeverinë për neglizhencën ndaj shtresave më të prekura të shoqërisë. Në fjalën e tij, ai premtoi sërish dëshmpërblim të plotë dhe përfundimtar të ish të përndjekurve politikë dhe zgjidhje përfundimtare të pronës do të jenë pikat kryesore të programit të ardhshëm të PD. Ai shpjegoi se "Në një marrëveshje me të përndjekurit politikë ne përcaktuam dëmshpërblimin për ditë vuajtje 18.6 dollarë në vitin 2006-2007 . Kjo normë ishte më e larta e vendosur nga ndonjë vend. Por unë e kam bërë këtë me ndërgjegjen më të plotë. Dhe bashkëpunëtorëve të mi në atë kohë iu kam thënë : Në qoftë se marrim veprat e ndërtuara nga të përndjekurit politikë me gjakë e djersë dhe i nxjerim sot në treg, me qindra pallate në Tiranë, me dhjetëra fabrika e uzina nëpër vend, vendi borxhit atyre nuk ju del. Ne filluam por nëse do vazhdonte qeverisja e PD, dëmshpërblimi i premtuar do realizohej plotësisht. Ajo që ka mbetur është borxhi ynë dhe ne do t'iu qëndrojmë plotësisht për ti dëmshpërblyer plotësisht".

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme