Politika 16 December 2024, 15:10 Nga VNA

Mandati i Holta Zaçaj, dështon për të dytën herë mbledhja e gjyqtarëve kushtetues

Ndaje në Whatsapp
Mandati i Holta Zaçaj, dështon për të dytën herë

 

Dështon për herë të dytë mbledhja e gjyqtarëve kushtetues, e cila pritej të vendoste lidhur me përfundimin ose jo të mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj. Çështja ka shkaktuar një konflikt të fortë mes Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Burime të besuara bëjnë të ditur se mbledhja u shty pasi znj. Zaçaj iu la kohë për t'u njohur me shkresat e dërguara nga Gjykata e Lartë. Në këto shkresa, kryetari i saj, z. Sokol Sadushi, shpalli vakancën, ndërkohë që znj. Zaçaj pretendon se mandati i saj përfundon në fund të vitit 2025, dhe jo në mars të 2025-ës, siç pretendon Gjykata e Lartë.

Gjyqtarët kushtetues pritet të mblidhen për herë të tretë, të martën, për të zgjidhur këtë mosmarrëveshje, për të cilën znj. Zaçaj ka vënë në lëvizje edhe Komisionin e Venecias.

---

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese u mblodh sot, më datë 16.12.2024, ora 11:00, për shqyrtimin e kërkesës së Kryetares së Gjykatës Kushtetuese për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj.

Gjykata administroi praktikën dokumentare të Gjykatës së Lartë, që shoqëronte procedurën për plotësimin e vendit vakant dhe zgjedhjen e znj. Holta Zaçaj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, si dhe njoftimin e Kryetarit të Gjykatës së Lartë për hapjen e procedurës për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Këto dokumente, sipas kërkesës së Gjykatës Kushtetuese, u dërguan zyrtarisht nga Gjykata e Lartë të premten, më 13.12.2024, ora 16:30.

Gjykata vendosi që këto akte t’i komunikohen znj. Holta Zaçaj, njëkohësisht Kryetare e Gjykatës, e cila ka iniciuar këtë proces, me qëllim që të njihet me përmbajtjen e tyre dhe të vlerësojë paraqitjen e një opinioni me shkrim në lidhje me to.

Për këto arsye, Gjykata vendosi të shtyjë seancën për ditën e nesërme, më 17.12.2024, ora 13:00.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme