Politika 16 December 2024, 14:22 Nga VNA

Berisha: Dumani, pronar i tre shtëpive me rrogë shteti; Blinken autor i një “grushti shteti” ndaj opozitës

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Dumani, pronar i tre shtëpive me rrogë shteti; Blinken autor

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kreun e SPAK, Altin Dumani, për përfshirje në aktivitete kriminale dhe korrupsion. Ai deklaroi se Dumani është pronar i tre shtëpive, pavarësisht se punon me një rrogë shteti.

“Ai fle mbi krimin, fsheh krimin. Ai është pronari i tre shtëpive me rrogë shteti, që të garantoj se nuk ka qytetar shqiptar që ka punuar në shtet me ndershmëri, nga president republike e poshtë, që mund të blejë jo tre, por asnjë banesë të vetme pa kredi,” deklaroi Berisha.

Gjithashtu, Berisha akuzoi sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, se së bashku me George Soros kanë ndërmarrë një “grusht shteti” kundër opozitës shqiptare. Sipas tij, Altin Dumani ka marrë urdhra nga diplomatët amerikanë dhe kryeministri Edi Rama për të goditur opozitën.

“Blinken e shpalli kampion sepse ishte autor i grushtit të shtetit që ndërmori vetë zoti Blinken kundër opozitës shqiptare. Ajo që bëri zoti Blinken dhe George Soros ishte një grusht shteti ndaj demokracisë, ndaj opozitës shqiptare,” shtoi Berisha.

Në fund, Berisha paralajmëroi se do të publikojë dokumente që do të dëshmojnë akuzat e tij ndaj Dumanit dhe të tjerëve.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme