Politika 16 Dhjetor 2024, 21:31 Nga VNA

Shqiptarët drejt zgjedhjeve 2025, me déjà vu e ‘Sudës dhe Rrapushit’

Ndaje në Whatsapp
Shqiptarët drejt zgjedhjeve 2025, me déjà vu e

Kur ndodhemi vetëm 5 muaj para zgjedhjeve parlamentare, retorika me premtime elektorale po shtohet, kryesisht nga kryetarët e dy forcave kryesore politike në vend, PD dhe PS. Prej një jave, ish-kryeministri Sali Berisha ka premtuar se, nëse rikthehet për herë të tretë, do të rrisë pagën mesatare në 1200 euro dhe do të dëmshpërblehen ish-të përndjekurit politikë.

“Para së gjithash, për të shpëtuar qytetarët shqiptarë nga dhimbjet e skamjes dhe mjerimit, për vendosjen me shpejtësi të minimumit jetik prej 200 euro, për pagën minimale 500 euro, për pagën mesatare 1200 euro, për dyfishimin e rrogave dhe pensioneve, dhe për proporcionalizimin e çmimeve të energjisë dhe ujit, në përputhje me rrogat dhe pensionet që marrin. Ajo që ka mbetur është borxhi ynë dhe ne do të qëndrojmë të vendosur për t’i dëmshpërblyer plotësisht ish-të përndjekurit politikë” – ka deklaruar Berisha.

Nga ana tjetër, edhe kryeministri Edi Rama ka filluar me premtimet zgjedhore. Fillimisht, ai u ka premtuar pensionistëve se qeveria po përgatit një skemë të re për rritjen e pensioneve. Ndërkohë, në një takim ditën e sotme (16 dhjetor) ai ka thënë se paga mesatare po shkon drejt një tavan të paimagjinueshëm, 1 mijë euro.

“Paga mesatare po shkon drejt tavanit të paimagjinueshëm, 1 mijë euro. Kjo është falë rritjes ekonomike dhe është një shenjë e mirë për pensionet. Çdo pagë e rritur dhe e formalizuar është garanci për fondin e pensioneve” – tha Rama, duke ironizuar edhe premtimin e kundërshtarit të tij politik për "shitjen e qylymave fluturës", si ato të Sudës dhe të Rrapushit.

Në fakt, ironia e kryeministrit tregon më së miri se ku ka ngecur Shqipëria në këto 34 vite: te retorika e Sudes dhe Rrapushit. Shqiptarët, fatkeqësisht, do të duhet të zgjedhin sërish mes një ish-kryeministri që ka qeverisur për dy mandate dhe një kryeministri që ka tre mandate dhe po kërkon të katërtin.

Mes Berishës, i cili pati mundësinë të rrisë pensionet, të dëmshpërblejë ish-të përndjekurit, të përmirësojë Shqipërinë dhe ta bëjë që shqiptarët të mos largoheshin, dhe Ramës, i cili, edhe pse ka tre mandate si kryeministër, premton se në të katërtin do të rrisë rrogat, pensionet dhe do të rikthejë qindra e mijëra shqiptarë që janë larguar gjatë qeverisjes së tij.

Mesa duket, edhe këto premtime do të jenë thjesht për të kaluar zgjedhjet e radhës. Dy figura të sprovuara me emra të ndryshëm, por me qeverisje të njëjtë.

Ose, thënë më thjesht, një déjà vu e Sudes dhe Rrapushit: dy individë që përdorën premtimet për të gënjyer njerëzit, për t’u pasuruar për vete, duke vjedhur shqiptarët.

Të paktën Sudja dhe Rapushi një herë dolën në fushatë dhe u larguan përgjithmonë nga shoqëria shqiptare.

 

Video

Një ngjarje tronditëse në Bregun Perëndimor, pasi 14-vjeçari Aws al-Naasan u qëllua për vdekje pranë shkollës së tij, ndërsa më pas u vra edhe një 36-vjeçar në të njëjtën zonë. Pamjet tregojnë nxënës dhe mësues të tmerruar që kërkojnë strehim mes të shtënave. Ngjarja është pjesë e një vale në rritje dhune, ku gjithnjë e më shpesh në shënjestër janë edhe shkollat dhe fëmijët. Mësimi është pezulluar, ndërsa familjet përballen me frikën për sigurinë e fëmijëve të tyre. Në një realitet ku edhe shkollat nuk janë më të sigurta, frika po zëvendëson arsimin. Video marrë nga The Guardian

Salianji qenka kthyer në bashkëpunëtor.

Por mbi të gjitha është i detyruar të mbrojë interesat e familjes.

Kriteri kryesor është të mos kesh shanse të fitosh.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme