Politika 17 December 2024, 10:08 Nga VNA

Agron Shehaj kundërshton koalicionet: “Kemi zgjedhur të vërtetën, jo llogaritë”

Ndaje në Whatsapp
Agron Shehaj kundërshton koalicionet: “Kemi zgjedhur të

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, gjatë hapjes së degës së partisë në Shkodër, deklaroi se nuk do të ketë asnjë mundësi bashkëpunimi apo koalicioni me forca të tjera politike. Ai theksoi se partia e tij është e fokusuar në fitimin e besimit të qytetarëve përmes ndershmërisë dhe transparencës.

“Ne duhet të maksimizojmë numrin e votave dhe të fitojmë besimin e qytetarëve. Kemi zgjedhur të vërtetën dhe jo llogaritë se si të marrim ndonjë deputet më shumë. Kur zgjedh të vërtetën, rrugëtimi mund të jetë më i gjatë dhe më i vështirë, por kjo është rruga jonë. Nuk ka asnjë shans për bashkëpunim” tha Shehaj.

Ai gjithashtu përsëriti akuzat ndaj kryeministrit Rama, duke pretenduar se ai ka ndërhyrë në garën mes partive të reja. Shehaj nuk përmendi emra specifikë, por dhe më parë kritikoi në mënyrë indirekte Adriatik Lapajn, duke ngritur pikëpyetje mbi burimin e shpenzimeve të tyre, të cilat, sipas tij, janë të pajustifikueshme.

“Kjo garë mes partive të reja nuk është aq e pastër dhe transparente sa duket. Ftoj qytetarët të jenë të vëmendshëm, sepse Rama ka futur duart midis partive të reja,” tha ai.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme