Politika 16 December 2024, 21:52 Nga VNA

Rama inaguron Teatrin e Kukullave në Tiranë, por mungon Erion Veliaj

Ndaje në Whatsapp
Rama inaguron Teatrin e Kukullave në Tiranë, por mungon Erion Veliaj

Në inagurimin e sotëm të Teatrit të Kukullave, ngjarja nuk pati asgjë të re krahasuar me shfaqjet e zakonshme të Edi Ramës. Ajo që ra më shumë në sy ishte mungesa e Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës, i cili ka qenë shpesh i pranishëm në ngjarjet publike të qeverisë. Ky distancim i Veliajt ngjall pikëpyetje, sidomos në një kohë kur përflitet për një arrestim të mundshëm të kryebashkiakut.

Mungesa e tij mund të ketë lidhje me hetimet që po zhvillohen nga SPAK. Veliaj është nën hetim për disa dosje korrupsioni, ndërsa së fundmi është vënë në fokus edhe pasuria e tij. Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kontrolluar banesën e Veliajt dhe zyrën e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, duke sekuestruar celularin e saj. Kjo ka shtuar më shumë dyshimet për përfshirjen e tij në aktivitete të paligjshme.

Po ashtu, Veliaj nuk ka bërë postime lidhur me aktivitetet e PS-së dhe organizimin parazgjedhor për zgjedhjet e 11 majit 2025. Kjo është një indikacion i mënjanimit të tij nga fushata e PS-së dhe daljet publike me kryeministrin Edi Rama.

Distancimi mes Ramës dhe Veliajt është i dukshëm, por nuk dihet nëse kjo është një strategji e orkestruar nga të dy, apo nëse Rama ka vendosur ta “heqë vizën” Veliajt. Ky zhvillim mund të jetë një manovër për të larguar Veliajt nga vëmendja publike, derisa hetimet e SPAK të marrin drejtim, ose një hap i vërtetë në largimin e tij nga skena politike.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme