Politika 17 December 2024, 10:50 Nga VNA

Negociatat e anëtarësimit, Rama nga Brukseli: Ambicia është të hapim më shumë grupkapituj

Ndaje në Whatsapp
Negociatat e anëtarësimit, Rama nga Brukseli: Ambicia është

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel në kuadër të Konferencës së Tretë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Gjatë konferencës, Shqipëria ka hapur grupkapitullin e gjashtë të integrimit, atë të “Marrëdhënieve me jashtë”, një hap i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të vendit në BE.

Në fjalën e tij, Rama e cilësoi këtë arritje si një moment motivues për Shqipërinë dhe planin e saj për integrim. Ai theksoi se synimi është të hapen më shumë grupkapituj deri në pranverë, duke shtuar se ky ritëm do të sigurojë që viti 2025 të shënojë përfundimin e hapjes së kapitujve.

“Marshi ynë vazhdon! Jemi këtu për të ndërmarrë një hap të ri dhe për të hapur një grupkapitull të ri shumë të rëndësishëm, sipas planit tonë. Ambicia jonë është të hapim më shumë grupkapituj deri në pranverë dhe të sigurojmë që vitin e ardhshëm të mbyllet me kapitujt e hapur. Është një ditë e mirë dhe një hap motivues për vendin tonë,” deklaroi Rama.

Takimi i sotëm në nivel ministror është zhvilluar në kuadër të presidencës hungareze të Këshillit të BE-së dhe vjen pas çeljes zyrtare të negociatave të Shqipërisë për kapitujt e parë më 15 tetor 2024. Kjo konferencë përfaqëson një hap tjetër të rëndësishëm drejt integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, me synimin për të përshpejtuar procesin gjatë vitit të ardhshëm.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme