Sociale 9 September 2026, 09:47 Nga VNA

“Mos na bashkoni me Librazhdin”/ Banorët e Qukësit kundër hartës së re territoriale: Dëgjesa është farsë

Ndaje në Whatsapp

333.jpg

Këshilli Bashkiak i Prrenjasit ka nisur zyrtarisht turin e konsultimeve publike me qytetarët në kuadër të Reformës së re Administrative Territoriale. Procesi parashikon zhvillimin e gjashtë dëgjesave publike në të gjithë territorin e bashkisë.

Dëgjesa e parë u zhvillua në Njësinë Administrative Qukës, ku banorët shprehën kundërshtimin e tyre ndaj propozimit për një bashkim të mundshëm të Bashkisë Prrenjas me Bashkinë Librazhd.

Gjatë diskutimeve, qytetarët paraqitën një sërë argumentesh ekonomike, gjeografike dhe administrative, duke vlerësuar se një zgjerim i mëtejshëm territorial do të krijonte vështirësi në ofrimin dhe marrjen e shërbimeve publike.

Sipas tyre, rritja e distancës nga qendra administrative do ta bënte më të vështirë aksesin në institucionet vendore, ndërsa do të shtonte kostot dhe problemet logjistike për sigurimin e dokumenteve dhe shërbimeve bazë.

Një tjetër çështje e ngritur gjatë dëgjesës ishte ruajtja e identitetit dhe përfaqësimit lokal. Banorët theksuan se çdo riorganizim territorial duhet të marrë parasysh specifikat e komuniteteve dhe nevojën që administrata vendore të jetë sa më pranë qytetarëve.

Krahas kundërshtimit të bashkimit të mundshëm me Librazhdin, nuk munguan as kritikat për mënyrën se si po zhvillohet procesi i konsultimit. Disa prej pjesëmarrësve e cilësuan dëgjesën si një “fasadë” dhe “farsë të radhës”, duke argumentuar se Komisioni i Posaçëm Parlamentar duhej të kishte zhvilluar më parë konsultime me komunitetet në terren, përpara hartimit të drafteve apo propozimeve për ndryshimin e hartës administrative.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe roli i deputetëve që përfaqësojnë zonën në Kuvend. Banorët kërkuan prej tyre një qëndrim të qartë dhe që vullneti i komunitetit të reflektohet në procesin parlamentar.

Ata kërkuan që deputetët e zonës të marrin në konsideratë kundërshtimin e qytetarëve dhe, nëse propozimi për bashkimin e bashkive kalon për votim në Kuvend, të votojnë kundër tij.

Në përfundim të dëgjesës, banorët e Qukësit kërkuan që argumentet dhe qëndrimet e shprehura gjatë takimit të pasqyrohen të plota në procesverbalin zyrtar dhe t’u përcillen institucioneve përgjegjëse.

Qytetarët insistuan që konsultimi publik të mos mbetet vetëm një procedurë formale, por që qëndrimet e komunitetit të merren realisht në konsideratë në vendimmarrjen përfundimtare për Reformën Administrative Territoriale.

Konsultimet pritet të vijojnë edhe në njësitë e tjera administrative të Bashkisë Prrenjas, ndërsa qëndrimi i banorëve të Qukësit përbën reagimin e parë publik në këtë seri dëgjesash ndaj një riorganizimi të mundshëm territorial.

Video

Bojkoti i administratës gjyqësore për rrogat e padekretuara të gushtit është zgjeruar nga Tirana në Vlorë, Fier dhe Lushnjë, duke pezulluar shërbimet me përjashtim të masave të sigurisë. Drejtuesit e institucioneve të drejtësisë kanë thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të gjyqtarëve për t'i kërkuar ndërhyrje Kuvendit. Edhe Prokurori i Përgjithshëm mblodhi drejtuesit e prokurorive dhe përfaqësuesit e KLP për të kërkuar zgjidhje të shpejt nga Kuvendi. Ndërsa të vetmit që nuk kanë reaguar për situatën e krijuar janë përfaqësuesit e SPAK..

Aktivizëm apo përndjekje? Përplasja mes protestuesve dhe deputetes Iris Luarasi.

Vijon bojkoti i administratës së Gjykatës së Tiranës, Dhoma Civile, për shkak të problematikës me pagat. Edhe sot, qytetarët nuk do të marrin shërbime.

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në karburantin “EiDA”, në zonën e Brrylit në Tiranë, duke shkaktuar plagosjen e tre punonjësve dhe dëme të mëdha materiale. Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një bombol gazi në ambientet ku furnizohen automjetet. Si pasojë e forcës së shpërthimit është shembur një godinë njëkatëshe e karburantit. Policia ka bllokuar unazën dhe banorët nuk lejohen të hyjnë në banesa. Po ashtu as punonjësit e institucioneve përreth

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme