Kronika 13 November 2024, 16:51 Nga VNA

Proda për ngjarjen e Shkodrës si qytetar i indinjuar: Sikur të kisha shkop magjik!

Ndaje në Whatsapp
Proda për ngjarjen e Shkodrës si qytetar i indinjuar: Sikur të

Për herë të parë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mbajti një qëndrim për masakrën me 4 të vrarë në Dobraç të Shkodrës. Proda u shfaq më shumë si një qytetar i lënduar sesa si kryepolic me detyrën për të parandaluar ngjarje kriminale dhe për të identifikuar e çuar para drejtësisë autorët e këtij ekzekutimi mafioz. Sot, më shumë se kurrë, duket se fokusi i tij është emërimi i disa drejtorëve në qarqe, sesa angazhimi i plotë me strukturat për të parandaluar që njerëz të pafajshëm të vriten në rrugë, siç po ndodh fatkeqësisht.

“Unë jam qytetar vetë dhe e vlerësoj shqetësimin tuaj qytetar. Nuk diskutohet që ne kemi vepruar. Grupi i posaçëm duket sikur nuk po punon, por unë me garanci po ju them se shumë shpejt do të kemi rezultate për atë ngjarje. Ngjarja ishte e rëndë; sikur të kisha një shkop magjik për të kthyer kohën pas, besoj se të gjithë do të kishim bërë gjithçka që të mos ndodhte, por ja që ka ndodhur. Është fakt tani dhe duhet të përballemi me të. Nuk ka pasur vetëm në Shkodër ngjarje të tilla; situatë problematike ka pasur edhe në qytete të tjera të Shqipërisë që i kemi adresuar,” deklaroi Proda.

Proda nuk arriti të artikulonte as gjysmën e një fjale për dështimin e policisë në parandalimin e ngjarjes, ndonëse një nga viktimat, Arlind Bushati, kishte denoncuar përpara se të vritej se ndodhej në rrezik. Ai nuk dha as shpjegime për vonesën prej 40 minutash të policisë për të mbërritur në vendngjarje dhe për faktin që një person misterioz u largua nga vendi i krimit pa dhënë as dëshminë më të vogël. Nuk mbajti asnjë përgjegjësi, siç pritet nga çdo funksionar në një vend normal. Ai vetëm përmendi "shkopin magjik" dhe premtoi rezultate.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme