Kronika 11 November 2024, 22:16 Nga VNA

Klodiana Lala analizon zgjedhjen e drejtorëve të policies: Dyshime të forta për trafik influence nga grupe të krimit të organizuar

Ndaje në Whatsapp
Klodiana Lala analizon zgjedhjen e drejtorëve të policies: Dyshime

Në emisionin “Të Paekspozuarit” po diskutohet për procesin e zgjedhjes së drejtorëve të policisë në 12 qarqet e vendit. Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se ky proces është bërë me mungesë transparence dhe se ka dyshime që për zgjedhjen e tyre është bërë trafik influence nga grupe të krimit të organizuar.

“Drejtorët nuk janë zgjedhur. Është bërë sistem pikëzimi për kandidatët. Emrat e mbetur në garë janë pikëzuar sipas rregullores dhe ligjit.

Akutualisht, për 12 vende vakante kemi 15 kandidatë në garë.

Vëtëm 15 kanë grumbulluar pikët për të konkuruar dhe për të pritur emërimin.

Rregullorja thotë, nëse kandidatët marrin deri në 71 pikë, kanë të drejtën të emërohen drejtorë të policisë në qarqe.

Tre prej tyre nuk do të jenë drejtorë. Nga pikëzimi që ka ndodhur, këta persona nuk kanë shprehur interes për një drejtori konkrete, por kanë hyrë në garë për drejtorë policie në qarqe. Komisioni duhet t’ja dërgojë drejtorit të Përgjithshëm për secilin vend vakantë, tre emra dhe pastaj ai zgjedh, duke nisur me qarqet më problematike, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Durrës, Elbasan. Më pas kalohet me të tjerët.

Kam disa pikëpyetje në raport me këtë garë. Ashtu siç ka ndodhur me Drejtorin e Përgjithshëm, intervistat apo platformat e kandidatëve nuk u bënë publike. Mungesë transparence. Cila është platforma e Vilson Balës përshembull, që është drejtor i Operacionales, që ka marrë pikët më të larta?

Së dyti, nuk dimë cilat janë kriteret mbi bazën e të cilave është bërë pikëzimi. Ka të bëjë me karrierën, operacionet që ka ndjekur?

Nuk e di se si është bërë pikëzimi.

Kam dyshime të forta për trafik influence nga grupe të interesuara mbase edhe të krimit të organizuar për të patur emrat e tyre në drejtimin e qarqeve, por nuk kam prova”-tha Lala.

 

Video

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme