Kronika 11 November 2024, 15:03 Nga VNA

Skandali tek “Onkologjiku”/20 milionë lekë,  lirohet me garanci pasurore mjeku Edmond Gashi

Ndaje në Whatsapp
Skandali tek “Onkologjiku”/20 milionë lekë,  lirohet

Gjykata e Posaçme ka lehtësuar masën e sigurisë për mjekun onkolog, Edmond Gashi. Ai ndodhej nën masën e sigurisë "arrest në shtëpi", por gjykata vendosi të pranonte kërkesën e tij, duke e liruar me garanci pasurore prej 20 milionë lekësh. Gjithashtu, mjekut i është bllokuar pasaporta, duke i ndaluar daljen jashtë vendit. Edmond Gashi, së bashku me mjekë të tjerë, dyshohet për përfshirje në skandalin e Onkologjikut, ku pacientët e prekur nga tumori nuk merrnin shërbim në spitalin shtetëror, por orientoheshin drejt spitaleve private.

Video

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme