Kronika 10 November 2024, 13:05 Nga VNA

Rrugorja arreston 66 drejtues mjetesh, mbi 25 mijë masa administrative

Ndaje në Whatsapp

Policia Rrugore ka publikuar shifrat lidhur me kontrollet e ushtruara në të gjithë vendin ndaj drejtuesve të automjeteve.

Janë evidentuar 1800 raste të qarkullimit me shpejtësi tej normave të lejuara.

Këtyre drejtuesve të automjeteve i është vendosur dyfishi i masës administrative maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.

✅ Si rezultat i monitorimeve në të gjitha akset rrugore, 24/7, duke përdorur mjete inteligjente poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë dhe dragera, gjatë kësaj jave janë arrestuar 66 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

✅ Janë evidentuar nëpërmjet radarëve dhe poliskanëve 1800 drejtues automjetesh, të cilët qarkullonin me shpejtësi 40 deri në 120 km në orë mbi normën e lejuar. Drejtuesit e automjeteve janë ndëshkuar me dyfishin e masës administrative maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vendosur 25,158 masa administrative për shpejtësi tej normave të lejuara, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për mospërdorim të rripit të sigurimit, për parakalime të gabuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, për manovra të rrezikshme në rrugë, për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit, për parkim të gabuar, si dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme