Prej 24 orësh, 102 konteinerë me mbetje të dyshuara të rrezikshme të kompanisë KURUM janë vendosur në Porto Romano, në një ambient të monitoruar me kamera dhe të ruajtur nga policia. Deri tani, konteinerët nuk janë hapur për marrjen e mostrave dhe dërgimin e tyre për analizë. Burime pranë Prokurorisë së Durrësit bëjnë të ditur për VNA se për momentin po pritet përgjigjja nga institucionet, të cilave u është kërkuar ndihmë për listat e ekspertëve të licencuar. Nëse ekspertët pranojnë kryerjen e analizave, atëherë do të zbatohen procedurat ligjore dhe ata do të fillojnë punën. Në rast se konfirmohet mungesa e ekspertëve të licencuar apo laboratorëve të specializuar në Shqipëri për të kryer analiza të tilla, prokuroria do të urdhërojë dërgimin e mostrave për analizim jashtë vendit. Dje, zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit paralajmëruan se mbetjet mund të dërgohen për analizë jashtë vendit. Për një çështje kaq sensitive, ku dyshohet për përfshirjen jo vetëm të punonjësve të kompanive Kurum dhe Sokolaj sh.p.k., por edhe të zyrtarëve të disa institucioneve, zgjidhja më e drejtë dhe që do të shuante çdo dyshim, është kryerja e analizave në laboratorë të specializuar jashtë Shqipërisë.
102 konteinerët me mbetje të dyshuara të rrezikshme u eksportuan nga kompania Sokolaj drejt Tajlandës, pa miratimin e shtetit pritës. Mbetjet u kthyen pas alarmit të ngritur nga një organizatë ndërkombëtare. Ato mbërritën në Portin e Durrësit me anijen “Moliva” me flamur turk, pas një muaji e gjysmë lundrim. Anija qëndroi në radën e jashtme dhe vetëm dje u ankorua në Portin e Durrësit, ku konteinerët u shkarkuan dhe depozituan në Porto Romano. Nga hetimet e deritanishme të kryera nga Prokuroria e Durrësit, rezulton se janë zbuluar shkelje të shumta nga zyrtarë të lartë të Portit, Doganave, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, disa kompanive dhe kompanisë koncesionare.
Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës.
Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme.
Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje.
Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet.
Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë.
Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.