Kronika 8 November 2024, 13:28 Nga VNA

Testimi me shkrim për patrullë të përgjithshme: 606 konkurrentë në garë

Ndaje në Whatsapp
Testimi me shkrim për patrullë të përgjithshme: 606

Sot në Pallatin e Kongreseve po zhvillohet faza e testimit me shkrim për Patrullë të Përgjithshme, ku 606 konkurrentë po konkurrojnë pasi kanë kaluar fazat e mëparshme. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit përshëndeti aplikantët, duke theksuar rëndësinë e brezit të ri për rritjen e besimit të qytetarëve. Nga 887 aplikantë fillestarë, vetëm ata që kaluan testet psikologjike, mjekësore dhe të besueshmërisë po marrin pjesë në këtë fazë. Procesi është menaxhuar dhe monitoruar nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale.

 

Policia e Shtetit

Ditën e sotme, po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, faza e testimit me shkrim për Patrullë të Përgjithshme.

606 konkurrentë që kanë kaluar me sukses fazat e deritanishme, po zhvillojnë sot testimin me shkrim.

Para nisjes së testimit, konkurrentët janë përshëndetur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili ka falënderuar djemtë dhe vajzat që kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit dhe iu ka uruar suksese për testimin e ditës së sotme dhe për fazat në vijim.

Ndër të tjera, Drejtor Proda theksoi: “Policia e Shtetit ka përherë nevojë për brezin e ri, për energji, performancë dhe përkushtim, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e besimit të qytetarëve te ne.”

Më herët, rreth 887 aplikantë iu janë nënshtruar fazave të testit psikologjik, kontrollit mjekësor, dhe vërtetimit të besueshmërisë. Pas testimit me shkrim, aplikantët do t’i nënshtrohen fazës finale, testimit fizik.

Procesi është menaxhuar në të gjitha fazat e tij, nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore, si dhe është minitoruar nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme