Kronika 8 November 2024, 11:45 Nga VNA

GJKKO kalon për gjykim 7 të pandehur të dosjes “Metamorfoza” mes tyre biznesmeni Gjoka dhe dy ish-zyrtarët Bistri e Lita

Ndaje në Whatsapp
GJKKO kalon për gjykim 7 të pandehur të dosjes

GJKKO pranoi kërkesën e SPAK dhe kaloi për gjykim dosjen penale me 7 të pandehur të dosjes "Metamorfoza". Të pandehur janë biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish shefi i Operacionales, Oltion Bistri dhe ish drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita. Të tre të pandehur kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, vendim për të cilin gjykata do tq shprehet në seancën e parë të gjykimit në themel.

Në kuadër të dosjes Metamorfoza u goditën disa grupe kriminale, përfshirë dhe atë Bajri me bazë në Dobrac të Shkodrës.

 

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë

26.04.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjykim të

procedimit penal nr.09/2023, me të pandehur Pëllumb Gjoka, Behar Brajoviq, Edmond

Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltian Bistri dhe Xhevahir Lita.

2. Në seancën e datës 08.11.2024 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së

Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja

Elsa Ulliri, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 77, datë 08.11.2024,

vendosi:

1. Pranimin e kërkesës.

2. Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal Nr. 9/2023 në

ngarkim të pandehurit:

i. Pellumb Kole Gjoka i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

a. “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gj.N (B), kryer në bashkëpunim

në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar

kriminal”, parashikuar nga neni 78/2-28/4, 333/a/1 dhe 334 i K.Penal;

b. “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të

shtetasit K.M, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal,

“Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata

kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 80-28/4,

333/a/1 dhe 334 i K.Penal;

c. “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të

shtetasit D.D, G.T dhe I.L, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të

struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave

penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar

nga neni 80-28/4, 333/a/2 dhe 334 i K.Penal;

d. “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të

drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319-25 i K.Penal;

e. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,

kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i

strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale

dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 278/1-28/4, 333/a/1 dhe

334 i K.Penal.

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al

ii. Behar Muhamet Brajoviq i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

a. “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gj.N (B), kryer në bashkëpunim

në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar

kriminal”, parashikuar nga neni 78/2-28/4, 333/a/1 dhe 334 i K.Penal;

b. “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të

shtetasit K.M, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal,

“Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata

kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 80-28/4,

333/a/1 dhe 334 i K.Penal;

c. “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të

shtetasit D.D, G.T dhe I.L, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të

struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave

penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar

nga neni 80-28/4, 333/a/1 dhe 334 i K.Penal;

d. “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të

drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319-25 i K.Penal;

e. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,

kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i

strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale

dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 278/1-28/4, 333/a/1 dhe

334 i K.Penal.

iii. Edmond Luigj Preka i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

a. “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gj.N (B), kryer në bashkëpunim

në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar

kriminal”, parashikuar nga neni 78/2-28/4, 333/a/2 dhe 334 i K.Penal;

b. “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të

shtetasit K.M, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal,

“Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata

kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 80-28/4,

333/a/2 dhe 334 i K.Penal;

c. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,

kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i

strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale

dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 278/1-28/4, 333/a/2 dhe

334 i K.Penal.

iv. Astmer Astrit Bilali i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i

kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit D.D,

G.T dhe I.L, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal,

“Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata

kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 80-28/4,

333/a/2 dhe 334 i K.Penal.

v. Ardrit Qemal Hasanbegaj i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i

kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit D.D,

G.T dhe I.L, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal,

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al

“Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata

kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 80-28/4,

333/a/2 dhe 334 i K.Penal.

vi. Oltian Dervish Bistri i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni

pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të

veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave

sekrete”, parashikuar nga neni 259, 287/1 dhe 295/a/2 i K.Penal.

vii. Xhevahir Halim Lita i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Zbulimi i akteve

ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe

funksionarëve të tjerë të drejtësisë” (dy herë), parashikuar nga neni 295/a/3 dhe

319/ç i K.Penal.

3. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë

për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me tjetër trup gjykues, të përbërë nga

tre gjyqtarë.

4. Fashikulli i gjykimit në bazë të nenit 332/ë/4 të K.Pr.Penale do të përmbajë të

gjitha aktet që janë kryer gjatë hetimeve paraprake dhe që ndodhen në dosjen

penale të procedimit penal Nr.9/2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër

Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe aktet e kryera gjatë seancës

paraprake.

5. Pjesë e fashikullit të gjykimit bëhen edhe kërkesat për gjykim të shkurtuar të

paraqitur nga të pandehurit.

6. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme