Kronika 8 November 2024, 10:15 Nga VNA

"Shkodra do të ndizet nëse nuk ndërhyn shteti"/ Lala jep detaje të reja nga masakra e Dobraçit

Ndaje në Whatsapp
"Shkodra do të ndizet nëse nuk ndërhyn shteti"/ Lala

Gazetarja Klodiana Lala dha detaje të reja në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, për masakrën e pak ditëve më parë në Shkodr, ku mbetën të vrarë 4 shtetas. Lala tha se prokuroria e Shkodrës nuk do ta mbajë më nën hetim dhe do të kalojë dosjen në SPAK, organ që ka nën hetim dosjen “Metamorfoza”, ku janë identifikuar pjesëtarë të grupit Bajri.

"Është rënduar bilanci për masakrën e Dobraçit, sepse ka shkuar në katër numri i viktimave, pasi ndërroi jetë edhe Bashkim Basha.

Është folur për një person të tretë. Është përdorur armë e gjetur në sediljen e pasme dhe janë gjetur gjurmë gjaku aty, këto krijojnë dyshime se ka patur person të tretë. U aludua se mund të ketë qenë Ibrahim Lici. Deri tani nuk është identifikuar. Nuk ka gjurmë gishtërinjsh të plota. Është përftuar një profil ADN, por nuk ka profil krahasues.

E vetmja gjë e re është fakti që prokuroria e Shkodrës, nuk do ta mbajë më nën hetim dhe do të kalojë në SPAK.

SPAK ka nën hetim dosjen “Metamorfoza”, ku janë identifikuar pjesëtarë të grupit Bajri. Së dyti, ka dyshime që edhe vrasje të tjera janë kryer nga e njëjta dorë. Prokuroria e Shkodrës do ta përcjellë në SPAK.

Fakti që SPAK ka disa dosje të tjera, që dyshohet se kanë të njëjtët ekzekutorë, mund të hetohet dhe të krijohet identikit i ekzekutorëve.

Troshani dhe Sakica janë në kërkim për vepra të tjera, por ende nuk e di policia nëse ka qenë Ibrahim Lici.

Mënyra si është gjuajtur, numri i lartë i plumbave, krijojnë dyshime që mund të ketë qenë ai në makinë", tha Lala.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme