Kronika 7 November 2024, 15:39 Nga VNA

Financieri i Habilajve/ GJKKO rrëzon kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë së Nezar Seitit

Ndaje në Whatsapp
Financieri i Habilajve/ GJKKO rrëzon kërkesën për ndryshimin

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Nezar Seitit për zëvendësimin e masës së sigurisë. Seiti njihet si financieri i grupit kriminal Habilaj në trafikun e drogës. Për favorizimin e Habilajve u hetua edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili në fund u dënua vetëm për trafik droge. Seiti u ekstradua drejt Italisë në mënyrë të paligjshme dhe asokohe u hetua edhe Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Njoftimi 1. Kërkuesi Nezar Seiti me datë 31.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit”. 2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Luljeta Kole, bazuar në nenin 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 620, datë 07.11.2024, vendosi: 1. Rrëzimin e kërkesës. 2. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë. 3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit. Tiranë, më datë 07.11.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Video

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

Duke prit doktorin nga Amerika…

Kryeministri Rama ka mbërritur në Vlorë për një takim me qytetarët në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale, por jo të gjithë qytetarët duket se kanë qenë të mirëpritur. Disa persona që ishin mbledhur pranë Pallatit të Kulturës për të protestuar janë shoqëruar nga policia ende pa nisur protesta. Katër prej tyre janë marrë nga efektivët. Ndërsa brenda sallës kryeministri pritet të dëgjojë mendimet e qytetarëve për ndarjen e re territoriale, jashtë saj policia është kujdesur që zërat kundërshtues të mos arrijnë deri te takimi.

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme