Kronika 6 November 2024, 18:39 Nga VNA

Izolohet në 41 biss ish-komandoja Neim Avdulaj, grabiste banka. Pjesë e grupit të Admir Murataj

Ndaje në Whatsapp
Izolohet në 41 biss ish-komandoja Neim Avdulaj, grabiste banka. Pjesë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbyll në regjimin e veçantë Neim Avdulaj ish-komando, pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Admir Murataj. Ky i fundit mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë pas megagrabitjes në aeroportin e Rinasit. Avdulaj është i dënuar për grabitje banke.

Njoftimi:

Shtetasi i dënuar Neim Avdulaj është futur në regjimin e veçuar për një 1 (një) vit pranë IEVP Peqin. Vendimi është marrë në kuadër të masave për sigurimin dhe mbajtjen nën kontroll të të dënuarve me rrezikshmëri të lartë, duke u bazuar në dënimin e tij prej 17 vite e 4 muaj burgim.

Avdulaj është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim të datës 25.03.2019, i cili u la në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 20, datë 12.07.2021. Ai është shpallur fajtor për veprat penale të mëposhtme:

-“Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit" kryer më shumë se një herë, në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-"Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit," kryer në mënyrë të përsëritur, në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-"Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal."

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme