Kronika 5 November 2024, 12:54 Nga VNA

48 orë paraburgim për Noizyn

Ndaje në Whatsapp
48 orë paraburgim për Noizyn

Reperi i njohur shqiptar Rigles Rajku i njohur si Noyzi është paraqitur në Stacionin policor në Rajonin e Pejës ku është marrë në pyetje nga policia dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në paraburgim për 48 orë.

“Sapo është dorëzuar në polici, pasi të merret në pyetje i dyshuari me urdhër të Prokurorit të Shtetit do të dërgohet në mbajtje për 48 orë”, tha zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës Shkodran Nikçi

Në 8 gusht të këtij viti drejtësia në Shqipëri kishte marrë vendimin, ku Noizyt dhe DJ Crax-it u ishte caktuar masë arrest me burg.

Më pas më 16 gusht, Gjykata e Durrësit e liroi Noizyn nga paraburgimi, pasi ofroi një garanci pasurore në vlerë prej 50.000 eurosh. Ai dyshohet për lëndim të rëndë trupor. / Indeksonline/

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme