Kronika 5 November 2024, 11:58 Nga VNA

SPAK shpall pretencën për ish-shoferin e Ardi Veliut dhe të pandehurve të tjerë

Ndaje në Whatsapp
SPAK shpall pretencën për ish-shoferin e Ardi Veliut dhe të

SPAK shpalli pretencën për pjesëtarët e një grupi kriminal që pastronte para dhe sillte flori e mallra të tjera luksi nga Franca në Shqipëri.

Për Sokol Idrizaj, ish-shofer i Ard Veliut u kërkua dënimi me 12 vite burgim.

Per shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet ne 8 vite. E njëjta masë dënimi u kërkua edhe për Elda Idrizaj, gruaja e Sokolit dhe Altin Dodën.

SPAK kërkoi dënimin me 10 vite por që reduktohet në 6 vite e 8 muaj per Florian Bakun dhe Egi Idrizaj, 6 vite që ulet në 4 vite per Bora Idrizaj dhe kusht per 5 vite (studente).

Për Vangjush Kasharën dhe Tomor Barutin u kërkua dënimi me 6 bite që ulet në 4.

Ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat grup kriminal, pastrim parash, kontrabandë mallrash, etj.

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme