Kronika 3 November 2024, 20:37 Nga VNA

Flet babai i 33-vjeçarit që u vetëvra në Gjermani: Radhën e parë qëlloi veten me thikë se nuk i hidhte lekët në bankë pronari

Ndaje në Whatsapp
Flet babai i 33-vjeçarit që u vetëvra në Gjermani:

Babai i 33-vjeçarit, Dritan Lalaj,  nga Frakulla e Vogël në Fier, i cili humbi jetën në Hamburg të Gjermanisë, ka ndarë me mediat dhimbjen e tij. Ai zbuloi se djali kishte tentuar të vetëvritej dy javë më parë.

I tronditur nga humbja e djalit të vetëm, babai tregoi mes lotësh se kishte biseduar me Dritanin vetëm tri ditë përpara ngjarjes tragjike. Dritani i kishte thënë se ndjehej mirë pas tentativës dhe kishte premtuar se nuk do ta përsëriste më.

“Kërkoj ndihmë të më vijë trupi i djalit, s’kam çfarë të bëj se nuk kemi mundësi. Po bëj dy tre ditë që kam folur, më tha jam mirë. Para dy javëve ka qëlluar veten me thikë. Më tha ‘nuk e bëj më këtë gabim’, ‘e bëra gabimin, por nuk e bëj më’ tha. Kaloi në depresion”, tha Gori Lalaj mes lotësh, duke apeluar për ndihmë për të kthyer trupin e djalit në shtëpi.

Sipas të moshuarit, 33-vjeçari kishte rreth tre muaj që kishte ikur në Gjermani dhe kishte pasur probleme me pronarin ku punonte, pasi nuk i kalonin pagën në bankë.

“Kishte dy-tre muaj që kishte ikur në Gjermani, punonte me ditë. Probleme kishte, radhën e parë qëlloi veten me thikë se nuk i hidhte lekët në bankë ai pronari. Më tha që ‘nuk e bëj më këtë gabim’. Ai ishte ndihma ime e madhe, s’kam as pension, asgjë. Gruaja më ka vdekur, s’kam njeri tjetër”, u shpreh i ati i Lalaj.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme