Kronika 2 November 2024, 16:21 Nga VNA

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Eri Drizës, arrestohet Mandi Qori

Ndaje në Whatsapp

Policia ka vënë në pranga një 41-vjeçar të identifikuar si Mandi Qori, i cili ishte në kërkim për akuzën e tentativës së vrasjes ndaj shtetasit Eri Driza. Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi i Qorit u bë gjatë kontrolleve të zhvilluara në rrugën “Tre Dëshmorët” në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur para pak kohësh, kur Qori ka goditur me thikë shtetasin Driza, duke i shkaktuar atij dëmtime të rënda. Për këtë akt, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë kishte lëshuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për Qorin, i cili tashmë ndodhet në paraburgim.

Njoftimi

Finalizohet operacioni policor i koduar Wanted 3″, nga Komisariati i Policisë Nr. 6 dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda Ndaj Personit.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda Ndaj Personit, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Gjatë kontrolleve, në rrugën “Tre Dëshmorët”, u kap shtetasi M. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas, më datë 19.09.2024, në zonën e Yzberishtit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur disa herë me mjet prerës (thikë) shtetasin E. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme