Kronika 1 November 2024, 10:10 Nga VNA

"Krimi e ka vënë poshtë shtetin", Klodiana Lala ngre pikëpyetje për ngjarjen në Shkodër

Ndaje në Whatsapp
"Krimi e ka vënë poshtë shtetin", Klodiana Lala ngre

Gazetarja investigative Klodiana Lala ka folur ashpër mbi masakrën e ndodhur në Shkodër, ku mbetën të vrarë tre persona. Sipas Lalës, institucionet e drejtësisë dhe policisë kanë mbyllur sytë ndaj kësaj situate të rëndë, duke lejuar përhapjen e kriminalitetit në qytet.

Lala theksoi se ngjarja e fundit është pasojë e një mllefi të akumuluar dhe se informacionet e grupeve kriminale shpeshherë shpërndahen nga punonjës të policisë, duke vënë në pikëpyetje efektivitetin e shtetit në përballjen me këtë fenomen. Ajo përmendi grupet kriminale të njohura si “Licët” dhe “Bajrat”, të cilat kanë një histori përplasjesh që, sipas saj, tregojnë dështimin e shtetit.

“Historiku i përplasjes së Licëve dhe Bajrave nuk ka nisur sot. Që ka bashkëpunim mes qeverisë dhe krimit kjo dihet,” tha Lala, duke përmendur rastin e Arlind Bushatit, i cili më 11 tetor kishte denoncuar në polici për një tentativë vrasjeje ndaj tij. “Institucionet kanë mbyllur sytë, përse nuk është reaguar? Nëse prokurori i SPAK-ut ka gabuar, duhet hetuar,” shtoi ajo.

Lala krahasoi situatën në disa zona të Shkodrës dhe Niklës me atë në Meksikë, duke e cilësuar një territor të kontrolluar nga krimi, ku njerëzit kërkojnë leje për të lëvizur. Sipas gazetares, krimi ka kapur shtetin dhe e ka vënë nën presion.

"Kur ndodhi historia e vëllezërve Prendi policia nuk guxonte të jepte njoftim. Në Dobraç dhe në Nikël je si në Meksikë. Nuk hyn dot. Duhet të japësh emër, mbiemër, ku po shkon. Këtu është dështim i shtetit. Kur shkova për herë të parë për të intervistuar Muhamet Licin, ajo që vura re ishin muret 6 metra të lartë. Unë vëzhgohesha që kur hyra. Ata kishin 7 palë sy, unë një palë sy. Krimi e ka vënë poshtë shtetin. Ngjarja e djeshme ka qenë me mllef. Është përdorur një automjet “Range Rover” që tregon aftësinë financiare të krimit të organizuar. Ka informacione që shpërndahen nga punonjës të policisë. Pjestarët e grupit Bajri bënin atentate në të gjithë Shqipërinë dhe dinin gjithçka. Ka patur gjobëvënie ndaj bizneseve. Muhamet Lici u vinte gjoba tregtarëve në Shkodër dhe kush nuk paguante i digjej prona. Pastaj bënin trafik armësh.”- tha Lala.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme