Kronika 31 October 2024, 14:36 Nga VNA

Atentati me 3 të vrarë në Shkodër/Kreu i dyshuar i grupit Bajri lëshohet nga policia, hetimet vazhdojnë

Ndaje në Whatsapp
Atentati me 3 të vrarë në Shkodër/Kreu i dyshuar i grupit

Safet Bajri, i konsideruar si kreu i grupit kriminal Bajri, i cili u shoqërua nga policia mbrëmjen e djeshme në Dobrac të Shkodrës, pas atentatit me 3 të vrarë, mes viktimave dhe një kalimtare e rastit, si dhe një i plagosur, është lënë i lirë.

Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe se është ndodhur në shtëpi në momentin që ka ndodhur atentati, që i mori jetën Hamza Licit, vëllait të Ibrahim, Licit, që njihet si kundërshtar i përbetuar i Bajrave, Arlind Bushatit dhe Flutura Bashës. Bajri ka këmbëngulur që të merren kamerat dhe të kqyren. Pas marrjes së dëshmisë ai është lënë i lirë.

Policia është duke hetuar lidhur me atentatin që u shënua pasditen e së mërkurës, ku Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ky i fundit djali i politikanit vendor Xhemal Bushati u qëlluan me breshëri kallashnikovi nga një automjet Range Rover që u gjet më vonë i djegur në Grudë të Re. Lici ndërroi jetë në vend, ndërsa Bushati disa orë më vonë në spital. Flutura Basha e cila po udhëtonte me motor me bashkëshortin Bashkimin, u përplas nga makina që drejtonte, i cili doli nga rruga për tju shpëtuar plumbave. Gruaja vdiq nga përplasje, ndërsa burri i saj Bashkim Basha ndodhet në spital. Policia e cila po heton për ngjarjen po kërkon gjurmë të mundshme të autorëve të lëna në automjet, edhe pse shpresat janë të pakta, pasi Range Rover është djegur plotësisht. Ndërsa, po kqyren dhjetra kamera sigurie. Një shpresë për hetuesit jane telefonat e viktimave, për të parë kontaktet dhe bisedat e fundit të tyre dhe përse u gjenden në Dobrac në zonën që kontrollohet nga Bajrat që kanë kundërshtarë të vjetër të familjes Lici.

Pista kryesore është hakmarrja mes grupeve kriminale Lici e Bajri. Më herët anëtarë te grupit Bajri janë goditur nga SPAK në kuadër të operacionit Metamorfoza, pasi krahas krimeve të tjera, kërkonin me cdo kusht kokën e Ibrahim Licit.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme