Kronika 30 Tetor 2024, 23:00 Nga VNA

Vrasja e Hamza Licit, gazetarja Klodiana Lala: Ja pse kjo ngjarje do të përvëlojë Shkodrën

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Hamza Licit, gazetarja Klodiana Lala: Ja pse kjo ngjarje do të

Gazetarja Klodiana Lala duke folur për atentatin në Shkodër në emisionin “Open”, tha se Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit, një personazhi shumë të kërkuar, që ka pasur përplasje të fortë me grupin Bajri.

“Kjo ishte një ngjarje që do të përvëlojë Shkodrën. Hamza Lici ishte duke udhëtuar me Arlind Bushatin, me të cilin ishin lidhur shumë kohët e fundit. Familja Bushati është një familje me tradita, një ndër më të njohurat në Shkodër, që nuk kanë pasur probleme.

Arlind Bushati ishte i lidhur fillimisht me Astmer Bilalin, më pas ishte hedhur në krahun tjetër, te Licët”, tha gazetarja Lala.

Ajo tha se mund të kenë qenë dy ekzekutorë, që kanë qëlluar me breshëri armësh ndaj automjetit ku ishin Lici dhe Bushati.

Lala u shpreh se qëllimi i atentatorëve është që t’i vrisnin të dy, si Hamza Licin ashtu edhe Arlind Bushatin.

Gazetarja ka bërë një bilanc të përplasjeve që kanë ndodhur në Shkodër, duke theksuar se janë me dhjetra viktima.

“Duhet një reagim i shpejtë, Arlind Bushati duhej të ishte marrë në mbrojtje, pasi 3 javë më parë kishte denoncuar se ishte kërcënuar, se ishte i rrezikuar për jetën. Si ka mundësi që ata lëviznin me një automjet me targa të huaja, që kishin edhe armë dhe askush nuk i kontrollonte? Si ka mundësi që nuk u mor në mbrojtje Arlind Bushati? Kjo situatë më tremb”, tha Lala.

 

Video

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Avokati i Tik Tok-ut kundër Gjykatës Kushtetuese

Motoristët që punojnë për platformën e shpërndarjes Wolt në Shqipëri kanë nisur protesta ditët e fundit, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe pagesat. Ata pretendojnë se kushtet e punës janë të vështira dhe pagat të ulëta, duke shprehur shqetësimin se kompanitë po punësojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj me paga minimale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme