Kronika 30 October 2024, 21:22 Nga VNA

Atentati në Shkodër/ Gjendet një makinë e djegur, një kamera sigurie mund të ketë regjistruar ngjarjen

Ndaje në Whatsapp
Atentati në Shkodër/ Gjendet një makinë e djegur, një

Një makinë është gjetur e djegur në Grudë, disa minuta pas atentatit në Shkodër, 7 kilometra larg vendit të ngjarjes. Mjeti i djegur është një Land Rover dhe brenda tij janë gjetur dy armë zjarri.

Gjithashtu bëhet e ditur se një kamera sigurie mund të ketë regjistruar atentatin.

Kujtojmë se nga një atentat sot në Dobraç të Shkodrës, ka mbetur i vdekur Hamza Lici dhe u plagos Arlind Bushati.

Ndërsa, ka mbetur e vdekur edhe kalimtarja e rastit Flutura Basha, ndërsa u plagos bashkëshorti i saj Bashkim Basha.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë më parë për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç,  ju informojmë se:

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që udhëtonin shtetasit H. L., dhe A. B., u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta).

Ndërkohë shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të zonës për kapjen e autorëve,  në fshatin Golem kanë konstatuar të djegur plotësisht një automjet tip “Range Rover” dhe 2 armë zjarri automatike.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen  e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme