Kronika 30 October 2024, 18:36 Nga VNA

Aksidentohen për vdekje prindërit e trajnerit të kombëtares shqiptare U-21 Alban Bushi

Ndaje në Whatsapp
Aksidentohen për vdekje prindërit e trajnerit të kombëtares

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku prindërit e trajnerit të Kombëtares Shpresa, Alban Bushi, kanë humbur jetën.

Aksidenti ndodhi në Greqi, në segmentin Veria-Selanik, pranë Kouloura Imathias. Një fugon i drejtuar nga 47-vjeçari grek Marios Simitliotis, është përplasur me një Mercedes-Benz me targa shqiptare, që drejtohej nga 75-vjeçari Ali Bushi.

Si pasojë e përplasjes, Ali Bushi dhe pasagjerja 71-vjeçare Bukurije Bushi, prindërit e Alban Bushit, humbën jetën. Shtetasi grek ka pësuar lëndime të lehta dhe është arrestuar nga policia.

Alban Bushi, ish-sulmues i Kombëtares Shqiptare, ka shënuar 14 gola për ekipin kuqezi dhe aktualisht është trajner i Kombëtares U-21, pozita që e mban që nga viti 2016, duke drejtuar Shpresat në 58 ndeshje.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme