Kronika 30 October 2024, 22:26 Nga VNA

Atentati në Shkodër, policia shoqëron në komisariat 4 persona

Ndaje në Whatsapp
Atentati në Shkodër, policia shoqëron në komisariat 4

Policia e Shkodrës ka shoqëruar 4 persona në komisariat për atentatin ku mbetën të vrarë Hamza Lici dhe një kalimtare dhe dy të tjerë u plagosën. Nuk dihet ende nëse personat e shoqëruar thirren si dëshmitarë apo si të dyshuar për ngjarjen.

Nga atentati i ndodhur sot në Dobraç të Shkodrës ka mbetur i vdekur Hamza Lici dhe u plagos rëndë Arlind Bushati, që kanë qenë edhe objektivë të autorëve.

Hamza Lici ishte vëllai i Ibrahim Licit, që dyshohet se ndodhet në Turqi, shpallur në kërkim nga shteti shqiptar për vrasjen e Endri Mustafës. Ndërsa, Arlind Bushati është djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidat i PD për Bashkinë e Shkodrës.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme