Kronika 30 October 2024, 23:04 Nga VNA

Rëndohet bilanci i atentatit në Shkodër/ Ndërron jetë Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit për bashkinë e Shkodrës

Ndaje në Whatsapp
Rëndohet bilanci i atentatit në Shkodër/ Ndërron jetë

Rëndohet bilanci tragjik i atentatit të sotëm në qytetin e Shkodrës, pasi ka ndërruar jetë në spital edhe Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për kryetar bashkie, Xhemal Bushati.

Arlind Bushati ka qenë duke udhëtuar me automjet "S Class" me targa kroate bashkë me Hamza Licin, kur i kanë zënë pritë. Pasi i kanë qëlluar me breshëri plumbash, Hamza Lici mbeti i vrarë në vend, ndërsa Arlind Bushati mori një plumb në kokë dhe u transportua në gjendje të rëndë për në spital, ku nuk mundi t’i mbijetojë plagve të marra.

Pak ditë më parë Arlind Bushati kishte denoncuar se ishte kërcënuar me jetë nga persona që lëviznin me motor. Pavarësisht denoncimit, askush nuk mori masa.

Kujtojmë se nga ky atentat mbeti e vrarë edhe Flutura Basha dhe u plagos bashkëshorti i saj. Ata ishin duke lëvizur me motor në aksin Shkodër-Koplik, kur automjeti i viktimave të atentatit i përplasi.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme