Kronika 31 Tetor 2024, 12:06 Nga VNA

Salianji kërkesë Gjykatës së Apelit të arsyetojë vendimin me burg

Ndaje në Whatsapp
Salianji kërkesë Gjykatës së Apelit të arsyetojë

Ervin Salianji, ish- deputeti demokrat i dënuar me 1 vit burgim për dosjen Babale bën kërkesë gjykatës së Apelit të arsyetojnë vendimin.

Kërkesa Salianjit

E nderuar Znj. Gjyqtare,

Në datë 26.09.2024, pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, është zhvilluar seanca e fundit

gjyqësore e çështjes Nr. 55000-00365-30-2020, me të pandehur Ervin Salianji etj., dhe me palë akuzuese

Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me akuzë “Kallëzimi i

rremë”.

Në përfundim të kësaj seancë gjyqësore është shpallur vendimi me nr. 30-2024-6822, datë 26.09.2024, sipas

të cilit është vendosur:

“1. Mospranimi i ankimit të ushtruar nga i pandehuri Fredi Alizoti, ndaj vendimit Nr. 2900, datë

18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

2. Lënia në fuqi e vendimit Nr. 2900, datë 18.12.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve duke filluar ky afat nga e

nesërmja e komunikimit të vendimit.

U shpall në Tiranë, sot më datë 26.09.2024”.

Në zbatim të këtij vendimi, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm

Tiranë, me anë të Urdhrit Nr. ___, datë 27.09.2024 Për ekzekutimin vendimit penal Nr. 2900, datë 18.12.2019

“Për ekzekutimin e dënimit të dhënë për të dënuarin” Ervin Salianji, ka urdhëruar ndër të tjera:

“1. Ekzekutimin e vendimit penal nr. 2900, datë 18.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili

ka marrë formë të prerë më datë 26.09.2024, për të dënuarin Ervin Bujar Salianji, për kryerjen e veprës

penale “Kallëzimi i rremë” (kryer në bashkëpunim) parashikuar nga neni 305 e 25 i Kodit Penal.

2. Me zbatimin e këtij urdhri ngarkohen:

2.1 I dënuari duhet të vuajë dënimin në masën 1 (një) vit burgim në një burg të sigurisë së

zakonshme.

Në kushtet kur hetimi dhe gjykimi i shtetasit Ervin Bujar Salianji është bërë në gjendje të lirë,

ngarkohet me ekzekutimin e kësaj pike të vendimit gjyqësor Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë”.

2

Bashkëlidhur këtij urdhri, na është vënë në dijeni dhe një “Shkurtim Vendimi” i vendimit objekt të kësaj

kërkese, akt ky që nuk parashikohet nga K.Pr.Penale.

Në vijim, me shkresën Nr. 21925/IC Prot., datë 27.09.2024 të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me lëndë

“Dërgohet njoftim për ekzekutimin vullnetar të vendimit penal”, ku ndër të tjera citohet:

“Bazuar në ligjin nr. 79/2020 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, neni 25 “Njoftimi për ekzekutim

vullnetar”, njoftohen për tu paraqitur vullnetarisht, më datë 27.09.2024, ora 17:00, në ambientet e

Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me qëllim ekzekutimin e vendimit penal të sipërcituar”.

Në vijim të këtij njoftimi, i dënuar Ervin Salianji, pavarësisht se nuk është njohur ende me arsyetimin

e vendimit që la në fuqi dënimin e tij me burgim dhe që e vë në pozita të pabarabarta me organin e

akuzës në lidhje me mjetet procedurale që i njeh K.Pr.Penale (rekurs, kërkesë për pezullim), e ka

ekzekutuar atë vullnetarisht, fakt ky që provohet nëpërmjet Procesverbalit (Mbi zbatimin e urdhrit

të prokurorit, për ekzekutimin e vendimit penal nr. 2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë, marrë formë me datë 26.09.2024, për shtetasin/të dënuarin Ervin Salianji) të datës

27.09.2024.

Në lidhje me shpalljen e vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, do i referohemi nenit

430/1 pikat 3 dhe 4 të K.Pr.Penale që parashikojnë se:

“3. Vendimi depozitohet në sekretari menjëherë pas shpalljes. Nëpunësi i caktuar vë nënshkrimin dhe

shënon datën e depozitimit.

4. Kur vendimi shpallet i përmbledhur, ai arsyetohet brenda 30 ditëve nga shpallja e tij”

.

Ndodhur në kushtet që vendimi i sipërcituar nuk u shpall as i arsyetuar e as i përmbledhur, e për më

tepër që tashmë ka kaluar dhe afati 30 ditor për arsyetimin e tij nëse do ishte shpallur i përmbledhur,

kërkojmë që të na vendoset në dispozicion menjëherë vendimi i arsyetuar në mënyrë që të ndjekim

mjetet e tjera procedurale, për aq kohë sa tashmë edhe i dënuari Ervin Salianji ka nisur prej më shumë

se një muaji vuajtjen e dënimit me burgim.

Av. Ledio BRAHO

____________________

Video

Biznesmeni Arbër Abazi, lidhje familjare e ministres Belinda Balluku, është paraqitur në SPAK pas kontrolleve të zhvilluara në bizneset e tij. Kompania “Alko Impex” e Abazit ka fituar tendera pranë Ministrisë se Infrastrukturës kur drejtohej nga Balluku, procedura që dyshohen të paracaktuara. Kompania në fjalë ka qenë një nga përfitueset e mëdha të tenderave publikë në të gjithë institucionet e vendit.

Mereme Sela prezanton ambicien e saj për të rivalizuar Sali Berishën si e vetmja kandidate në garën për kryetar të PD.

Kur i vë vulën rivales së Sali Berishës.

Në GJKKO vijon procesi për dosjen “Partizani”, ku i pandehur kryesor është ish-kryeministri Sali Berisha. Në seancën e sotme pritet të dëshmojë kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili është edhe kallëzues në këtë çështje. Në hyrje të gjykatës, Balla deklaroi se “sot është një ditë e madhe për drejtësinë”. Berisha akuzohet për korrupsion të kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, ndërsa në këtë dosje janë të pandehur edhe disa persona të tjerë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme