Kronika 31 October 2024, 18:11 Nga VNA

Vrau babain dhe e hodhi në pus, Gjykata e Apelit lë në burg Esmerald Ballën

Ndaje në Whatsapp
Vrau babain dhe e hodhi në pus, Gjykata e Apelit lë në burg

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka lënë në burg Esmerald Ballën, të riun që u arrestua për vrasjen e babait të tij, Enver Balla, më 13 Gusht të këtij viti.

Masa ishte vendosur nga Shkalla e Parë në Durrës, ndërsa 30-vjeçari u zbulua dhe arrestua më 4 Shtator, pas hetimeve të thelluara për humbjen e 62-vjeçarit. E njëjta masë u miratua edhe për shokun e tij, Edison Brahaj, i akuzuar për moskallëzim krimi. Kërkesa për ndryshimin e masës ishte bërë nga Brahaj përmes avokatit të tij.

Balla e kreu krimin me një armë zjarri pistoletë pas një konflikti familjar lidhur me zhdukjen e 70 mijë eurove nga kasaforta e viktimës. Ai pretendon se ka vepruar në vetëmbrojtje, pasi 62-vjeçari po përpiqej ta vriste gjatë një përplasjeje fizike, për të cilën Brahaj ishte dëshmitar.

Pas ngjarjes, ata fshehën trupin në një pus dhe inskenuan zhdukjen e Enver Ballës duke i dërguar një mesazh të vëllait, duke thënë se babai kishte ikur me një grua të panjohur. Megjithatë, pas denoncimit për zhdukje, hetimet dhe përgjimet zbuluan të vërtetën, dhe dy të rinjtë pranuan krimin me rolet përkatëse. Çështja është aktualisht në proces nga Prokuroria.

Ngjarja ndodhi më 13 Gusht, por denoncimi u bë më 15 Gusht nga Esmerald Balla. Trupi i Enver Ballës u gjet pas rrëfimeve të të ndaluarve, në një pus, dhe ishte pjesërisht i dekompozuar me dy plagë plumbi, një në kokë dhe një në gjoks.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme